• |
ide | kryesore

“Nuk jemi tek Fiorentina”: Tërbimi i Allegrit ndaj Bernardeschi bëhet viral

Sport, Video



Massimiliano Allegri dhe tërbimi i tij ndaj Federico Bernardeschi në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Young Boys, në Champions po bën xhiron e web në rrjetet sociale. Tekniku i Juventus është kapur në një moment nervozizmi në videon e publikuar nga një tifoz në Instagram, që e ka filmuar nga shkallët e stadiumit. Allegri duket tepër i nervozuar me lojtarin e në një moment bërtet: “Nuk jemi tek Fiorentina!” përvec “ishte një pasim i thjeshtë, duhej bërë gol”.

Në fushë ishte edhe Cuadrado, por duke qenë Bernardeschi më i “freskëti” (sezoni i dytë bardhezi, ndërsa kolumbiani është në të katërtën) batuta duket se i është drejtuar pikërisht atij e ndonjë driblimi të tepërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *