• |
ide | kryesore

Tre javë jashtë, Khedira rrezikon edhe transfertën në Manchester

Sport



Juventus mund të jetë pa mesfushorin Sami Khedira për disa javë pas konfirmimit të dëmtimit muskulor në kofshë. Ky dëmtim rrezikon ta lërë gjermanin jashtë përplasjes në Champions League kundër Manchester United. Mesfushori është lënë jashtë skuadre nga tekniku Allegri për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër Udinese, për tiu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

“Testet e fundit kanë treguar se Sami Khedira vuan një dëmtim muskulor në kofshën e majtë,” ka sqaruar klubi në një komunikatë për shtyp. “Mesfushori gjerman ka nisur terapinë dhe do të kryejë kontrolle të tjera javën e ardhshme.”

Dëmtimi e mban Khedira në dyshim për sfidën në Old Trafford në 23 tetor, që është edhe ndeshja më e rëndësishme që gjermani do ti mungojë bardhezinjve. 31 vjecari, me shumë mundësi, nuk do të jetë i disponueshëm edhe kundër Genoa, Empoli e Cagliari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *