• |
ide | kryesore

Mamaja e Viola Spiros “debat” virtual me mamanë e Oriola Marashit (Foto)

Paparazzi, Slider



Prej disa ditësh në rrjetet sociale ka shpërthyer një debat për sa i përket një poezie të shkruar nga mamaja e Oriola Marashit. Xhoi Jakaj pretendon se poeziaqë ka shkruar mban autorsinë e saj dhe është e pa kopjuar edhe pse ka ngjashmëri t shumtë me atë të Kadaresë. Kjo poezi e ka futur Xhoin në disa debate virtuale dhe jo vetëm.

Të gjithë ja kanë thënë hapur se në fakt poezia është e shkrimtarit Ismail kadare . Ata kanë shtuar se Xhoi thjesht ka bërë ndryshim të disa fjalëve, duke ja zbehur krejt bukurinë origjinales.

Ajo e ka mohuar këtë fakt , por mesa duket tanimë të gjithë i janë vënë kundër.

Një ndër këto persona është edhe nëna e Viola Spiros, Brunilda Spiro e cila ka publikuar dy poezitë për t’i krahasuar.

“Te pershendes Xhoi dhe te pergezoj qe e do kaq shume poezine, sa pershtat kaq mire dhe vargjet e poetit dhe shkrimtarit tone me te mire,Ismail Kadare!

Nje studiues i Kritikes se Re Letrare, ka shkruar dicka qe e verteton kaq bukur ti me kete poezi, gjithcka eshte thene, keshtu qe mendoj se imitimi apo pershtatja na ka mbetur, meqe kjo pjese qe fati yne!”-ka shkruar mamaja e moderatores Viola Spiro.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *