• |
ide | kryesore

Video/ I njëjti… Karius: Gafa spektakolare e portierit në Europa League

Sport, Video



Nuk ka rëndëi nëse është fanella e Liverpool apo Besiktas, Loris Karius është gjithnjë i njëjti. Thënë më qartë gafaxhi i pandreqshëm, e nëse në finale e Kievit gjeti alibi traumën e shkaktuar nga Ramos, tani vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra 5 muaj nga përplasja me spanjollin.

Pas finales katastrofë në Champions League që i kushtoi Liverpool Kupën kundër Real Madrid, portieri që kaloi tek Besiktas në verë dhuroi një tjetër gafë kolosale në Europa League. Në minutën e 53 të ndeshjes me Malmö, një krosim pa pretendime i mbrojtësit norvegjez Andreas Vindheim i devijuar nga Caner Erkin është transformuar në gol për shkak të një ndërhyrje të papërgjegjshme të portierit gjerman.

Në tentativë për të larguar në kënd, Karius doli huq dhe topi përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin suedezëve, që në minutën e 76′ dyfishuan shifrat me penalltinë e Markus Rosenberg. Regimi në rrjetet sociale nuk vonoi, mbi të gjithë me tifozët e Fenerbahce e Galatasaray tepër të inspiruar. Sic duket Europa nuk i sjell fat portierit…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *