• |
ide | kryesore

Krimi i trefishtë në Bllok, ndalohet 37-vjecari që tentoi të largohej nga Kakavija

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit konfirmon ndalimin në Kakavijë të një prej personave të përfshirë na vrasjen ne Bllok. Burime të Lapsi.al thonë se ndaj Geldo Hotit rëndojnë të njëjtat akuza si ndaj Ervin Matës dhe personit tjetër të shpallur në kërkim Fabiol Alushi. Më poshtë njoftimi i policisë.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.09.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u pagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin: Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.09.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *