• |
ide | kryesore

Rumania në referendum kundër martesave homoseksuale

Planet



Në Rumani në orën 07.00 është hapur votimi për një referendum për modifikimin e kushtetutës për të përcaktuar martesën mes një burri dhe një gruaje dhe jo më ‘bashkim mes bashkëshortësh’, një përkufizim që është aktualisht në fuqi.

Objektivi është te pengohet çdo lloj hipoteze për martesat gay. Votimi është parashikuar në dy ditë, me votime që mbyllen si sot dhe nesër në orën 21 me orën lokale.

Me iniciativën e një organizate konservatore, rreth 3 milion qytetarë kanë firmosur një peticion me kërkimin për të ndryshuar Kushtetutën rumune, kundër martesave homoseksuale.

Referendumi është aprovuar në javët e kaluara nga Senati dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese që ka dhënë dritën jeshile. Për vlefshmërinë e këtyre ndryshimeve është kërkuar një pjesëmarrje së paku 30%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *