• |
ide | kryesore

Shpendi, Simoni e disa risi në listën e kombëtares: Kuqezinjtë e rinj gati për sfidat ndaj Armenisë e Rumanisë

-Instant, Sport
Shpendi



Shqipëria U-21 nis përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë. Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka zbardhur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy sfidat e para të turneut. Spikat Simoni në portë e dy sulmuesit Steven e Cristian Shpendi.

Kombëtarja U-21 luan duelin debutues në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator (ora 17:00, City Stadium – Abovyan), ndërsa më 12 shtator do të presë Rumaninë më takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 18:30. Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Plot 10 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa e tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Në dispozicion të teknikut do të jenë lojtarë të perspektivës si portieri Simon Simoni, mbrojtësit Agan Mjaki, Adrian Bajrami, Edon Pruti. Nuk është rastësi thirrja e mesfushorëve Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Arda Kurtulan, Leandro Frroku apo edhe Klevi Qefalia. Sytë për repartin e avancuar janë mbi Stiven e Cristian Shpendi dhe Arlind Rexhepi.

Kombëtarja U-21 do të grumbullohet që më datë 2 shtator në Stamboll. Kuqezinjtë e rinj do të qëndrojnë për 4 ditë me radhë dhe me datë 6 shtator, do të udhëtojë drejt Armenisë. Në datën 8, Shqipëria do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 9 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë. Ndaj Rumanisë do të luhet më datën 12 shtator.

Trajneri Bushi ka në dispozicion këtë herë një grup interesat me lojtarë të talentuar. Në miqësoret e zhvilluar në mars dhe qershor, skuadra ka treguar formë të mirë. Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *