• |
ide | kryesore

Fiksimet e presidentit të Bayern: “Do e mbroj Kovac deri në vdekje”

Sport



Niko Kovac është në pozitë shumë të vështirë në pankinën e Byaern Mynih. Vetëm 4 fitore në 7 ndeshje të Budesligës është një statistikë aspak e denjë për bavarezët gjë që ka bërë që të qarkullojnë zërat e parë për shkarkimin e tij.

Vetëm se në mbrojtje të teknikut ka dalë një njeri shumë me influencë, e deciziv në vendimmarrje. Presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness nuk ka ndërmend të heqë dorë nga zgjedhja e bërë në verë: “Do ta mbroj deri në vdekje”.

Një frazë që të kujton sa i fiksuar është pas situatave kreu i klubit bavarez, që pasi sulmoi në të gjitha rastet që i paraqiteshin Mesut Ozil në hapjen e debatit pas largimit të mesfushorit nga Kombëtarja gjermane, apo disaprovimin për një si Pep Guardiola, në mënyrën e punës në kohën kur ishte tek Bayern.

Rezultatet nuk mund ti japin të drejtë Kovac: 13 pikë në vendin e 6-të, katër pikë larg Dortmund kryesues. Sigurisht janë krejt të rikuperueshme, por disfata e fundit në Allianza Arena 0-3 përballë Borussia M, është shumë e turpshme për tu kaluar pa pasoja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *