• |
ide | kryesore

Haley njofton zyrtarisht tërheqjen nga fushata, përgëzon Trump

Arkiva, Planet
170418-nikki-haley-ew-1112a_2a0dbdf670b07bee38897572faf3c248.nbcnews-fp-1200-800.jpg



 

Kandidatja republikane në garën presidenciale në SHBA, Nikki Haley njoftoi zyrtarisht se po i jep fund fushatës së saj.

“Tani ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time. Thashë se doja që amerikanëve t’u dëgjoheshin zërat. E kam bërë këtë. Nuk jam penduar,” tha ajo të mërkurën në Karolinën e Jugut. “Edhe pse nuk do të jem më kandidate, nuk do të ndalem së përdoruri zërin tim për gjërat në të cilat besoj”, tha Haley.

Lexo më tej: NY Times: A kanë amerikanët një ‘amnezi kolektive’ për Donald Trump? 

Nikki Haley ka thënë se tashmë i takon Donald Trumpit të fitojë votat në partinë republikane dhe më gjerë, duke shtuar se ajo shpreson që ish-Presidenti ta bëjë këtë.

“E përgëzoj dhe i uroj suksese. Tani i takon Donald Trump-it të fitojë votat e atyre në partinë tonë dhe përtej saj që nuk e mbështetën. Dhe shpresoj që ai ta bëjë këtë”, tha Haley për ish-rivalin në garën në primaret e republikanëve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *