• |
ide | kryesore

I dashuri e rrahi brutalisht, vajza nga brazili publikon fotot pas dhunës në “Instagram” (FOTO)

Paparazzi, Slider



Një episod dhune në familje, i cili mund të ishte mbajtur i fshehtë siç ndodh shpesh në këto raste, është denoncuar në rrjetet sociale nga vetë viktima.

Me vullnetin e saj, 22-vjeçarja ka shpërndarë një Instagram një foto pas dhunimit nga i dashuri i saj 25 vjeç.

Çdo gjë ndodhi me 23 shtator, protagonistët e këtij sherri janë Melissa Gentz,22 vjeçe dhe i dashuri i saj i pasur 25-vjeç, Erick Bretz, të dy me orgjinë nga Brazili por me banim në Florida, SHBA.

E reja ishte rrahur brutalisht nga i dashuri i saj pas një diskutimi rreth fotove që ajo publikon në Instagram.
Imazhi që ka çuar në një grindje të tmerrshme me çiftit, ishte një foto ku 22-vjeçarja ishte me një fustan të zi, por që sipas 25-vjeçarit ai ishte shumë i shkurtër.
Erick Bretz kishte hyrë fshehurazi në llogarinë e Melissës dhe kishte fshirë çdo foto që i dukej e papërshtatshme.

Pas kësaj grindja e çiftit ka degraduar, teksa 25-vjeçari goditi me grushte, shqelma e madje u përpoq ta mbyste partneren e tij, e cila shprehet se ai ia kishte shtrënguar qafën mes këmbëve të tij derisa e ka lënë pa ndjenja.

Teksa e dhunonte, i riu mësohet t’i ketë thënë Melissës që nëse do që marrëdhënia e tyre të vazhdojë, 22-vjeçarja duhet t’i bindet atij.

Melissa, e cila është modele, ka vendosur të mos heshtë por ta kthejë dhimbjen e saj në forcë dhe tashmë imazhi i saj me fytyrën e dhunuar është shpërndarë në të gjithë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *