• |
ide | kryesore

Rona Nishliu: Kosova në Eurovizion

Paparazzi, Slider



Rona Nishliu ishte këngëtarja që bëri krenarë të gjithë shqiptarët, pasi arriti që ta radhiste Shqipërinë në vendin e pestë me këngën “Suus”, në “Eurovision”-in e vitit 2012.

Ndërsa prej kohësh u shkëput nga muzika, këngëtarja i dha fund beqarisë duke u martuar në muajin shtator të këtij viti.

Këtë fundjavë, Nishliu tregoi se u bë këngëtarja e parë shqiptare e ftuar në Kongresin “OGAE”, në Spanjë.

Video Player

00:00
00:15

“Fansat spanjollë të “Eurovision”-it janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid ishte një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, shkroi Rona në postimin e saj të fundit në Instagram.

Në rrjetin social këngëtarja nga Kosova zbuloi edhe projektin e saj më të fundit, për të bërë pjesë të festivalit evropian të këngës vendin e saj të lindjes.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it… Faleminderit fansave të Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, kishte shkruar një faqe e fansve të festivalit, të cilën Rona e përktheu në gjuhën angleze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *