• |
ide | kryesore

Tristan flet për tradhëtinë ndaj Klohe K

Paparazzi, Slider



Një ndër lajmet që ka marrë vëmendje maksimale mediatike dhe që është komentuar shumë është tradhëtia e Tristan Thompson që i bëri bashkëshortes së tij Khloe Kardashian gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë.  Pas videos që qarkulloi në rrjete sociale, njerëzit të gjithë kanq kryqëzuar Tristan, por ndërkohë Khloe e ka falur dhe vazhdon të jetojë me të.

Por si mund të jetë marrëdhënia e tyre tanimë? Është një ndër pyetjet që ka lindur, me të drejtë.  Sipas HollywoodLife, Tristan është shprehur se ai është shumë i shqetësuar për marrëdhënien e tyre dhe mendon se Khloe Kardashian nuk do ta falë kurrë plotësisht. Ai ka bërë më të mirën dhe çdo gjë që Khloe ta falë dhe të besojë sërish tek ai pas skandalit të tradhëtisë, por ndjen frikë pasi mendon se gjërat mes të dyve nuk do të jenë më kurrë njësoj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *