Ishte vetëm 24 vjeç kur filmi “Top Gun” doli në kinema në vitin 1986. Por 32 vjet më vonë Tom Cruise duket se nuk e ka humbur sharmin e djaloshit Maverick gjatë xhirimeve që po bën për risjelljen e filmit. 56-vjeçari është duke xhiruar tashmë disa skena në San Diego të California.
Sërish ai pritet të jetë në rolin e LT Pete ‘Maverick’ Mitchell të cilit nuk i mungon motori, syzet e diellit dhe xhaketa. Filmi origjinal ishte një sukses për Cruise në krah të Anthony Edwards, Meg Ryan, Kelly McGillis dhe Val Kilmer.
Filmi do të rixhirohej në vitin 2012, por regjisori Tony Scott vrau veten. Filmi “Top Gun: Maverick” është parashikuar të dalë në kinema në qershor vitit 2020. Në film pritet të rikthehet edhe Val Kilmer në rolin e LT Tom ‘Iceman’ Kazansky. Aktori rikthehet në punë pasi fitoi betejën me kancerin të cilin e zbuloi në dhjetor 2017. ©LAPSI.al