• |
ide | kryesore

Kundërthëniet e Fredi Alizotit/ Një dëshmitar në shitje, për ofertën më të mirë

Arkiva, Kryesore

Furtuna që ka ngritur në opinionin publik dosja e njohur me nofkën e skafistit “Babale” ka ndarë në dy kampe median, politikën dhe një grup ish të burgosurish në Vlorë. Teza e qeverisë është se “Babalja” është fund e krye një inskenim, ku janë premtuar shuma të mëdha parash me qëllim rrëzimin e qeverisë. Antiteza e opozitës është se trafiku i drogës në Vlorë drejtohej nga vëllai i Ministrit të Brendshëm dhe tani ky i fundit po përdor mënyrat e Sigurimit për ta manipuluar ngjarjen me dëshmitarë të rremë.

Në thelb mbetet një pyetje që ende s’ka përgjigje, e njëjta që kur plasi skandali: A foli Agron Xhafaj me Babalen apo jo?

Por meqenëse Agron Xhafaj (jo rastësisht) është i padisponueshëm, prokuroria ka zgjedhur t’i besojë Fredi Alizotit personi që u prezantua si i penduar për inskenimin dhe që me dëshminë e tij në prokurori, u duk se i dha zgjidhje rebusit.

Por çështja është se edhe vetë Fredi Alizoti, mik i vjetër i Babales, ka dy versione të historisë. Rrëfimi i tij në prokurori i vjen për shtat qeverisë, ndërsa rrëfimi në përgjimin që publikoi deputeti Salianji i vjen për shtat opozitës.

Për të kuptuar më shumë se ku fillon e vërteta dhe ku mbaron gënjeshtra e Fredi Alizotit, Lapsi.al bëri një krahasim të dy rrëfimeve të tij, që herë anojnë nga një anë e herë nga një tjetër, por në të dyja rastet kanë një të përbashkët, ofertën për para.

Përgjimet e prokurorisë

Nga përgjimet e telefonatave, Fredi Alizoti duket se ka një marrëveshje me Babalen për të marrë paratë pas publikimit të përgjimit. Por ajo që bie në sy, është këmbëngulja e Fredi Alizotit për të kërkuar para nga Babalja në datën 6 dhe 7 qershor, megjithëse është rrëfyer në prokurori në datën 1 Qershor, .

Më datë 06.06.2018, ora 21:33, përdoruesi i numrit telefonik ****091 Alfred Alizoti telefonohet nga numri *****272, dyshohet si Albert Veliu dhe zhvillojnë këtë bisedë:

Alizoti: E takova, jo ktej, jo andej, jam keq, po dridhej. Veliu: Ore, thuaj bëj likuidimin që kemi lënë, thuaj kaq, asgjë në botë o Fredi vllai se me atë s’kam lidhje fare kontakti, besomë se jam në azil, për shpirt të plakës, unë flas me anë të tjetrit, me kosovarin, me atë. Thuaj e vlla, bëj likuidimin si e lamë, thuaj….

-Në datë 07.06.2018, ora 13:49, përdoruesi i numrit telefonik ****091 (Fredi Alizoti) telefonohet nga numri ****272 (Albert Veliu) dhe zhvillohet kjo bisedë:

Alizoti: Fol një herë me ata miqtë e vlla se unë s’dola dot andej poshtë. Mua më erdhën më degjeneruan dy herë në mëngjes, më mbajtën katër orë aty, më bënin presion. Mendo dhe për mua i q… motrën.

Veliu: Ore, po s’bëhet llaf, po rri rehat tani, boll tani.

Alizoti: Ai miku që ti njëherë më thoshe mua, fol, hap gojën sa do ore, unë sikur e kam…

Dëshmia në prokurori në datën 1 Qershor

Prokuroria tashmë e ka pranuar si të vërtetë versionin që dha Fredi Alizoti në dëshminë e tij në 1 Qershor. Në rrëfim, ai pranon se luajti rolin e aktorit në përgjimin e Agron Xhafajt, sepse iu premtuan 200 mijë euro.

Mbi bazën e këtij rrëfimi, prokuroria ka ngritur akuzat për vetë Alizotin, për skafistin Albert Veliu dhe për gazetarin Jetmir Olldashi. Më poshtë pjesë nga dosja e prokurorisë.

Rreth muajve Tetor-Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte të bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafa. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek.

Video-përgjimi i Salianjit, Alizoti mohon dëshminë e 1 Qershorit

Kur Fredi Alizoti u përgjua duke folur në tavolinë, ai betohet se i kishte thënë Ardi Veliut dhe “Taulantit” se “nuk ka gisht në këtë punë” dhe se nuk e kishte pranuar ofertën e tyre për t’u hedhur në anën tjetër.

Fredi – Ti e  di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.

 Tjetri – Si të ka marrë?

Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë  me prokurorinë, ç’është një lokal aty.

Tjetri – Po, ka shpinë aty

Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok

Oferta e re nga ana tjetër e llogores

E rëndësishme në këtë përgjim mbetet oferta që Alizoti thotë se iu bë nga ana tjetër e politikës. Nga një person që ai thotë se quhet “Taulanti” dhe që i ofron para. Madje duke qeshur në video, Alizoti pranon se është i hapur, në varësi të parave që i ofrohen.

Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë 

Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.

Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?

Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…

Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?

Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.

Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?

Fredi – Po ku janë e? (qesh)

Kundërthëniet e Fredi Alizotit janë të qarta, por në këtë mishmash rrëfimesh dhe faktesh ka vetëm një detaj që i bashkon të dyja alibitë, si të opozitës ashtu edhe të qeverisë. Fredi Alizoti ka pasur oferta për para nga të dy palët dhe ai është dëshpërimisht në kërkim të parave. Pikërisht për këtë tipar, të pohuar dhe të stërprovuar nga të dyja versionet e historisë, Alizoti është një dëshmitar pa asnjë fije besueshmërie dhe që nuk mund të shërbejë për asnjë referim.

Ndërkohë ofertat për para që i janë bërë nga të dyja palët, vetëm e shtojnë mjegullën në lidhje me pyetjen që ende s’ka përgjigje: A foli Agron Xhafaj me Babalen apo jo?©Lapsi.al

14 Comments

  1. Eshte arnuar me pe te zi berishian! Habitesh se ku eshte ar,Zigurri qe i vjedhin pseudonimin se eshte gjysem analfabet,xxxxx,intelektuali te pa emrat?

    1. Po nuk ka nevojë farë të na thuash ore trap se nuk je Andi Bushati, sepse me dy rrjeshta që shkruan dallohesh menjëherë se je ku e ku më injorant se të gjithë skafistët e drogës.
      Në gjithë këtë historinë skandaloze të Fatmir Xhafës (e jo babales siç pëllet çdo ditë Taoja), mungon kërcimtarja kryesore e tangos. që është Geroni, vëllai i Fatmirit, e në publik po flitet vetëm për partnerët meshkuj të tangos, Alberti, Fredi e Agroni nr2..
      Ylli i kësaj shfaqje, i këtij kërcimi të famshëm të tangos së drogës shqiptare, Geroni, me përkujdesjen e të vëllait , natën në fshehtësi u nis si pako postale për Itali, për të krryer ato të uruara vite dënimi që ja kishin dhënë gjykatat italiane, (në fakt për të mbajtur vendin e ministit Fatmiri)
      Në Shqipëri ngeli vetëm i gjori babale e në pazar me te e me policinë “që duam”, po i kërkohet këtij një kërcimtare e tangos në vend të Geronit.
      Deri tani kanë dalë dy kandidatë, Fredi e Agroni. Të shohim sa do të bëhen më tej.

  2. e verteta esht se dy kriminel te rames agron trafikant xhafa dhe regjep edvin rraja jan ne burg.keta denocoi pd dhe babalja nuhu dhe te dy keta jan ne burg.trafiku i droges i geron edvin rames vazhdon vetem gje 700 kilogram ne itali e greqi

  3. e verteta esht se dy kriminel te rames agron trafikant xhafa dhe regjep edvin rraja jan ne burg.keta denocoi pd dhe babalja nuhu dhe te dy keta jan ne burg.trafiku i droges i geron edvin rames vazhdon vetem dje 700 kilogram ne itali e greqi

  4. Para ca kohesh nje opozitar i mbushi mendjen buzacit per nje qeveritari per nje xhirim te shkurter me bllok dhe euro. Ca thane i montuar, ca thane i verte. Palla e gjat i ngrehu njerzit dhe i nxorri rrugve. Vdiqen 4 gjynafqare. Ca thane i vrane vet, ca thane i vrane te tjeret.
    Sot nje opozitar nxjerr xhirime me metrazh te gjate. Ca thone i montuar, ca thone i vertet. Luluja po mundohet ti ngrefi njerzit, po nuk i ngref dot.
    E kupton o Bushat ku qendron problemi ??

  5. Ne Shqiperi cudia me e madhe 3 dit zgjat se pastaj ja le rradhen cudis se rradhes. E keshtu ky muhabet deri ne zgjedhjet e rradhes. Dhe shqiptaret votojn hajdutin e rradhes. Dhe vazhdojn dallaveret e rradhes me skandaloze e karagjoze se ato te rradheve paraardhese. Dhe ky muhabet smund te ndryshoj me amabsadorin e rradhes po me vetedijen e shqipeve qe te fillojn te kuptojn e mbrojn interesin personal. Ti lejn kisha xhamija a partita e dogma te rradhes. Te kuptojn qe keta popull e ata mbret. Qe kur I ke pantallonat e ulura smund te besh tifo per penisin e rradhes.

  6. 1. E pagoi pd qe ta bente zerin si te agron xhafajt.
    2. E pagoi ps qe te deshmonte ne prokurori e te thoshte qe ata te pd me paguan qe te beja zerin e agronit.
    3. E pagoi pd qe te thoshte se ata te ps me ben presion qe un te thoja qe me pagoi pd.

  7. 1. E pagoi pd qe ta bente zerin si te agron xhafajt.
    2. E pagoi ps qe te deshmonte ne prokurori e te thoshte qe ata te pd me paguan qe te beja zerin e agronit.
    3. E pagoi pd qe te thoshte se ata te ps me ben presion qe un te thoja qe me pagoi pd.

  8. E habitshtme qe keta, sidomos ky Babalja, bejne kesi bisedash ne telefon ne Qershor te 2018 kur e din qe eshte nen hetim, survejim, pergjim… Dicka nuk shkon….

  9. Pergjimi dhe rrefimi i Alizotit

    PERGJIMI 1

    Në datë 01.06.2018, ora 16:40, përdoruesi i numrit telefonik ****091 (Alizoti) i telefonon nr. 129 (Policisë) dhe bën këtë bisedë:

    Alizoti: Dëgjo mua, dëgjo mua një sekondë, do më dëgjosh me vëmendje, a më dëgjon?

    129: Po ju dëgjoj zotëri, fol.

    Alizoti: Ajo dëshmi e Babales është falso dhe unë jam ai origjinali.

    129: Mirë, mirë, ja po të merr drejtori në telefon tani, lëre atë e di unë…
    —————————————————————————————————————————————–
    Mendimi im

    Lexoni me kujdes vetem fundin e rreshtit te fundit ” lëre atë e di unë… ” per te kuptuar qe e gjitha eshte inskenim dhe loje e piset e policise policise .

    PERGJIMI 2

    -Në datë 12.06.2018, ora 12:55, përdoruesi i numrit telefonik *****091 telefonohet nga një numër ****974 dyshohet si Albert Veliu dhe zhvillohet kjo bisedë:

    Alizoti: Muhabet nuk ke dëgjuar në televizor ti, me shoku, po fola unë gjëra e ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh, dëgjon e?

    974: Hë..

    Alzoti: Bëra sikur isha vëllai i atij, e kupton ti, që do merrnim nga një bindshme e kupto ti?

    974: eee.

    Alizoti: Po këta re burrë, po s’ishte e mirë ajo gjë, kupton ti, nga një qindëshe erdhi muhabet, prit re nga një qindëshe për një dyqindëshe e më tha mua nuk marrim dyqind, më tha mua do marrim njëqind, ore, mirë i thashë unë, mendova unë v.k. Mendova që po devijonte, ke parasysh ti çfarë tipi që ka ai. I thashë unë nëm një njëzetëshe, unë iki andej, lëviz, kupton ti.
    ——————————————————————————————————————————————–
    Mendimi im

    Alizotin e merr ne telefon ****974 dhe te vetmet fjale qe thote 974 jane ” Hë..” dhe ” eee” dhe Alizoti pa pyetje dhe pa asnjegje u ndez si rrakete kozmike duke u veterrefyer, eshte e mundur?
    Dhe tjetra pse duhet ti rrefehet ky babales per nje gje qe gjoja e kane bere bashke?

    Perfundimi

    Per mua eshte nje inskenim i deshtuar i policise dhe prokurorise se kapur nga shteti per ta bere akuzen e vertete te pavlefshme . Ky eshte nje shtet mafie qe eshte shume i frikshem per te gjithe edhe per ata qe sot kane bere inskenimin se nje te neserme “shteti” do jene te tjere (kundershtaret e tyre) .

  10. Po ça po talleni ju mo?! Po Prokuroria o vlla gjene e pare qe ben eshte shqyrtimi i tabulateve telefonike!!! Po te donin te zbulonin ka fol vertete Babalja me Agronin apo jo…e gjejne me sekonda. Nuk duan o shok ta tregojne te verteten. Boll me kete muhabet se na hapet barkun. Na merrni per budallenj sikur ne te tjeret s’dime ça behet.

  11. “Babale2” e ka inskenuar Sali Lushaj (ish truproja i Sali Berishes) dhe Florenc Hoxha (ish kryeinspektori ne bashki ne kohen e Lulzim Bashes) , kjo vlen per Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu