• |
ide | kryesore

Fansat hedhin dyshime, Meghan Markle shtatzanë

Paparazzi, Slider



Meghan Markle dhe Princi Harry ishin ndër të ftuarit kryesorë në dasmën që u mbajt sot në Londër, ku Princesha Eugenie lidhi kurorë me Jack Brooksbank. Dhe fansat në “Twitter” janë të bindur se Dukesha e Sussex është në pritje të ëmbël dhe se lajmin po e mban vetëm për vete.
Meghan i kishte besuar veshjen “Givenchy-s” dhe mbante veshur një pallto në ngjyrë blu gjatë ceremonisë në Kishë. Mirëpo, fakti që ajo kishte lënë disa nga kopsat e palltos pa mbërthyer dhe se nuk e hoqi në asnjë moment gjatë ceremonisë, iu duk shumë e dyshimtë ndjekësve, të cilët kanë dalë në përfundimin se Meghan është shtatzënë.
“Duke gjykuar faktin se po mban pallton veshur gjatë ceremonisë, Meghan Markle ose është shtatzënë ose ka ethe” – tha njëri nga ndjekësit.

“100 % Meghan Markle është shtatzënë” – komentoi një tjetër.
“Veshja e Meghan Markle bërtet se ajo është shtatzënë dhe se po fsheh barkun e rrumbullakosur” – shkruan një fans në “Twitter”.

“Mendoj se Meghan është shtatzënë. Nuk e hoqi fare xhaketën gjatë dasmës. Nuk i pamë as fustanin” – mendonte një tjetër fans.

Meghan dhe Harry do të nisen shumë shpejt në një udhëtim, ku do të kalojnë 16 ditë rreth Australisë, Zelandës së Re, Mbretërisë së Tongës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *