• |
ide | kryesore

Selena ende në mëndjen e Justin, flasin miqtë

Paparazzi, Slider



Ata i dhanë fund romancës në maj të këtij viti, ndërsa pak muaj më pas Justin Bieber i propozoi të dashurës së tij Hailey Baldwin. Por pavarësisht ndarjes, këngëtari ka një vend të veçantë në zemër për Selena Gomez, e cila javën e fundit u shtrua në psikiatri pas një krize emocionale.

“Justin gjithmonë do të kujdeset për Selena-n”, tregon një burim i afërt me të.
“Është e vështirë për të që të dëgjojë se nuk është mirë. Ata kanë qëndruar për një kohë së bashku dhe Justin kishte shumë përzemër këngëtaren. Ai dëshiron më të mirën për të, që ajo të jetë e lumtur dhe e shëndetshme”, vazhdon burimi.

Një tjetër burim tha për “Us Weekly” se, Bieber e do akoma këngëtaren:
“Justin e do ende shumë Selena-n, por si mike dhe po lutet për të”.
Të enjten Justin dhe Hailey u larguan nga shtëpia e pastorit, ylli i pop-it është fotografuar këto ditë i shkatërruar nga ngjarja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *