• |
ide | kryesore

Dokumentat/ E vërteta e fushës së futbollit në Laprakë dhe si Veliaj fsheh vendimin për pallate

Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë ra në sy një protestë e disa banorëve të Laprakës në kryeqytet të cilët kundërshtonin kthimin e një hapesire sportive në pallate. Makineritë e rënda që kishin shkuar për të nisur punën u ndalën dhe bashkia e Tiranës tha se ajo sipërfaqe do të mbetet e tillë edhe pse i ka dalë pronari. Sipas bashkisë ajo sipërfaqe do të shpronësohet për të qëndruar një ambient sportiv, por dokumentat thonë ndryshe. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar disa dokumenta sipas të cilave në këtë hapësirë tashmë janë lidhur kontratat mes pronarëve dhe firmës ndërtuese për ndërtim pallatesh.

“Veliaj mashtron kur thotë se për Bashkine e tij kjo fushë duhet të qëndrojë fushë sepse në dokumentet e miratuara prej tij, e ka parashikuar si zonë për ndërtime, me mbi 6 kate, dhe me lartësi mbi 20 metra.

Kjo fushe sporti ndodhet mbi një truall me pronësi private përkatësisht pasuria me nr. 9/177 , zona kadastrale 3810 me një sipërfaqe prej 5388 m2 , pronaret të cilët nuk e kane ne përdorim këte pasuri prej vitesh per shkak te natyrës se përdorimit publik qe ka marre .
Bashkia e Tiranes gjate studimit te Planit te Pergjithshem Vendor dhe te miratuar nga Keshilli Kombetar i Territorit me vendimin nr. 1 date 14.4.2017 , kete zone e ka emertuar TR434 ku jane percaktuar kriteret per zhvillimin e zones duke e kthyer ne zone me destinacion per ndertime. Pra Veliaj e ka parashikuar ne planin e vet të 2017 per te dhene leje ndertimi mbi fushen, qe genjen banoret dhe i thote eshte vendim i kohes se Bashes.

Mbi ketë hapësirë me date 23.10.2017 pronaret e kesaj pasurie me nr. 9/177 , zona kadastrale 3810 me siperfaqe 5388 m2 ku shtrihet sot Fusha Sportive , kane lidhur nje kontrate sipermarrje me nr. 3050/651 me shoqerine ndertuese “Salillari shpk” ku palet ndermjet tyre dakortesohen per ndertimin e një godine polifunksionale 6 Kate , kjo e mbështetur mbi parashikimet e vendosura ne plani vendor te miratuar nga vete Bashkia e Tiranes .

Godina qe eshte projektuar te ndertohet mbi Fushen e Sportit do te kete nje siperfaqe ndertimi 10 434 (mbi toke) dhe 3478 (nen toke) , ne total 13 912 m2 siperfaqe ndertim te përfituar” – shkruan Zhupa që shton se pala sipermarrese Salillari ne kete kontrate garanton pronaret per marrjen e Lejes Zhvillimore prane Bashkise Tirane dhe te ndertojë veprën duke e perfituar ne fund pronesinë e 70% te volumit të ndërtimit.

Sipas saj Bashkia e Tiranes ndryshe nga sa mashtron Veliaj nuk ka marre asnje inisiative te kryej deri me sot procedure per te kryer shpronesimin e ketij trualli dhe per ta rikthyer ne funksion te komunitetit te Laprakes.
Bashkëngjitur dokumentet zyrtare:

1. Certifikata e pronësisë për këte pasuri nr. 9/177 , zona kadastrale 3810 me siperfaqe 5388 m2 ku aktualisht ndodhet fusha e sportit Laprake.

No automatic alt text available.

2. Kartela e Pasurise mbi te cilen eshte lidhur kontarta e sipermarrjes

No automatic alt text available.

3. Harta tregueses e pozicionimit kadastral te prones , leshar nga ZRPP

No automatic alt text available.

4. ORTOFOTO e Planit te Pergjithshem Vendor te Bashkise Tirane nxjerre nga (AKPT) ku pasqyrohet zona TR434 si zone me destinacion per ndertime.

No automatic alt text available.

5. Kriteret parametrike te Planit te Pergjithshem Vendor te Tiranes

No automatic alt text available.

6. Kontrata e Siperarrjes me nr. 3050/651 e lidhur ndermjet pronarve te truallit dhe shoqeris ndertuese “Salillari shpk” e cila ne faqet e saj pasqyron detajet e ndertimit qe eshte projektiar te ndertohet .

No automatic alt text available. No automatic alt text available. No automatic alt text available. No automatic alt text available. No automatic alt text available.

 



3 Comments

  1. Nje gje nuk kuptoj une ne kete mes.. Panvarsisht planit te teritorit te 2017 ku kjo parcele qenka parashikuar per ndertime.. por me sa di une.. perpara se te fillosh ndertimin duhen lejen ndertimi dhe leje mjedisore.. leje te cilat nuk jane dhene.

    Si i cuan fadromat per prishjen e fushes , pronaret e tokes ?

  2. …..banoret e Laprakes nuk duhen te merzitet, pasi Lali do e beje serish fushen ne terracen e pallatit edhe me te bukur, me te bute, me jeshile, etj etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *