• |
ide | kryesore

Kanye West takon një tjetër president

Paparazzi, Slider



Kanye West dhe Kim Kardashian u mikpritën nga Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni ditën e hënë dhe në shenjë mirësjellje çifti i famshëm i showbiz-it i dhuroi një palë atlete “Yeezys”. Kanye nuk e humbi këtë shans për të diskutuar mbi turizmin dhe promovimin e artit në Uganda në takimin me Presidentin.“Sot mikprita yllin amerikan Kanye West dhe Kim Kardashian në Uganda. Pata një diskutim shumë ftydhënës në lidhje me promovimin e turizmit dhe artit në Uganda. Falenderoj Kanye-n për dhuratën që më bërë, atletet e bardha” – shkruhej në deklaratën e Presidentit të Ugandës, i cili shoqërohej në këtë vizitë nga vajza e tij, Diana.Kim dhe Kanye ndodhen në Uganda së bashku me vogëlushen North, ndërkohë që Saint dhe Chicago janë në shtëpi. Mendohet se reperi do të rregjistrojë albumin e tij të nëntë “Yandi”, gjatë kësaj vizite.

 

 

 

 

Vizita me Presidentin e Ugandës vjen një javë pasi Kanye u takua me Donald Trump, vizitë që shkaktoi shumë polemika në media.  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *