• |
ide | kryesore

Vidal çfarë po të ndodh: sherri në diskotekë i kushton 800 mijë euro

Sport



Periudhë e zezë për Arturo Vidal që edhe njëherë përfundon në qendër të polemikave. Mesfushori kilen, që nuk është se po përjeton një moment ekzaltues në Barcelonë, është dënuar edhe nga një gjykatë gjermane. Në fakt, Vidal është konsideruar fajtor se ka sulmuar me një shishe vodka, së bashku me të vëllain, një klient të Croën’s Club, diskoteka e famshme e Mynihut, në 16 shtator të 2017.

Pas fitores 4-0 ndaj Mainz, kur ende vishte fanellën e Bayern, Vidal u bë protagonist në zonën vip të lokalit me një sherr të dhunshëm me disa klientë të tjerë: i kapur nga telekamerat e diskotekës, futbollisti është gjetur fajtor dhe tani duhet të paguajë një gjobë prej 800 mijë euro. Për të vëllain e lojtarit, Sandrino, një shifër shumë më e butë: rreth 25mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *