• |
ide | kryesore

Ermali përballet me Fifin, kujtojnë “debatet” e kaluara (Video)

Paparazzi, Slider



Një nga personazhet më të përfolur së fundmi në të gjitha mediat rozë ka qënë këngëtarja Fifi. Fillimin e këtij sezoni ajo u përfol për një zënkë me Luana Vjollcën pasi nuk u pa në orkestrën e “Shiko kush luan”. Mirëpo të gjitha këto thashetheme u hodhën poshtë javën e kaluar kur Fifi u shfaq në skenën e “Shiko kush luan” dhe këndoi një prej këngëve të saj. Ndërsa më herët sezonin e kaluar pasi u largua nga “Xing me Ermalin” dhe u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës ajo u shpreh se ishte gjendur më mirë në “Top Channel” dhe kishte kushte më të mira pune. Si duket Ermal Mamaqi nuk është ndjerë aspak mirë për deklaratën e saj dhe i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ai u përball vetë me Fifin dhe e pyeti Fifin duke i thënë: “Fifi po si kishe thënë ti moj motër se ishe më mirë këtu se atje?”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *