• |
ide | kryesore

Video/ Blogeri Nas Daily publikon videon 1 minutëshe për Shqipërinë

Paparazzi, Slider



Blogeri Nuseir Yassin, në sajë të turit të tij në botë, ka vizituar edhe vendin tonë.

Nuseir, i cili ka një llogari në Facebook të quajtur Nass Daily ku ndiqet nga më shumë se 9 milion njerëz, është zotuar të postojë çdo ditë nga një video një minutëshe.

Videoja një minutëshe, kësaj radhe u realizua në Shqipëri, dhe si duket blogerit i ka rënë në sy numri i madh i kafeneve në vendin tonë.

Në videon e tij, Nas thotë që ky është një shtet i vogël në Evropë, por ka numrin më të madh të kafeneve për kokë.

Ai thekson gjithashtu se kafeja në Shqipëri kushton shumë lirë, kështu që mund të qerasësh një klasë të tërë pa qenë e nevojshme të grabisësh bankën.

Ashtu si shumë të huaj që vizitojnë vendit tonë, blogerit i ka tërhequr vëmendje edhe mikpritja e shqiptarëve që “lënë kokën” për të respektuar mikun.

Videoja e postuar në Facebook-un e tij është parë mbi 1.9 milionë herë.

Përpara se të bëjë mbylljen e tij tradicionale, Nas shton:

Në qoftë se kafeja e tyre e lirë nuk do ju bëjë ta vizitoni këtë vend, ndoshta do ju bëjnë shqiptarët..”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *