• |
ide | kryesore

Laboratori i heroinës në Has, arrestohet turku drejtues i trafikut

Lajme, Të fundit



Një shtetas i huaj është arrestuar nga policia në lidhje me laboratorin e heroinës në Has. Burime nga policia thanë se i arrestuari është një shtetas turk, që jetonte në vendin tonë si biznesmen.

Një ditë më parë Lapsi.al njoftoi se drejtuesit e trafikut të heroinës janë 3 turq dhe një shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia dhe prokuroria shqiptare po vijojnë hetimet për kapjen e anëtarëve të rrjetit të heroinës që përpunohej në një laborator të zbuluar në Has.

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar.

Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë.

Po ashtu janë gjetur dhe lëndë e material të tjera që shërbenin për përpunimin e heroinës, mes tyre dhe boçe opiumi.

Deri më tani janë vetëm 5 persona të arrestuar, nga të cilët tre anëtarë të familjes ku ishte ngritur laboratori.

Informacionet zyrtare janë tejet të rezervuara, ndërsa theksohet se po punohet për kapjen e drejtuesve të rrjetit.

Ende është e paqartë se nga vinte lënda e parë, itinerari dhe destinacioni i heroinës që prodhohej në Has.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *