• |
ide | kryesore

Juventus bëhet “Rubentus”, Manchester United fyen bardhezinjtë

Sport



Dicka e kaluar pa vërejtur, apo provokim (pa shije e stil) i qëllimshëm… Në faqen zyrtare të Manchester United, është shfaqur një epitet ofensiv kunddrejt bardhezinjvem që nuk i ka pëlqyer aspak kampionëve të Italisë. Duke prezantuar precedentët me Juventus, klubi anglez i referohet Calciopolit e termit “Rubentus”, përdorur nga shumë tifozë kundërshtarë për të ulur imazhin e bardhezinjve. “Një nofkë që i është dhënë Zonjës së Vjetër nga tifozë rivalë, si ata të Fiorentina, Inter e Napoli, është Rubentus, nga italishtja “rubare” (vjedh) shkruhet në postimin e United.

“Ky epitet derivon nga reputacioni, dikur i errët, i bardhezinjve që më pas kulmoi në skandalin e Calciopolit që solli revokimin e titullit 2005 e rrëzimin në serie B të skuadrës kampione të Italisë për ndeshje të trukuara. Përpara viteve ’90, kur serie A vlerësohej edhe në Angli si e bukur, tifozët britanikë i shihnin skuadrat italiane me dyshim. Nuk viheshin në dyshim aftësitë e tyre, por disa taktika që përdornin” lexohet në faqen zyrtare të Djajve të Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *