• |
ide | kryesore

Fier, makina përplaset me motoçikletën, një i vdekur

Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar është aksidentuar për vdekje në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë. (foto ilustruese)

Policia sqaron se në pranga u vu drejtuesi i mjetit shtetasi, Albert Myrtaj 38 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *