• |
ide | kryesore

Ushqime të importuara/ AKU bllokon në dogana 13.3 ton produkte jashtë standartit

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 4011 inspektime për periudhën 1-25 tetor në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë dhe si rezultat ka bllokuar 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar. Trupa inspektuese e AKU-së ka kryer procedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 4.5 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 1.8 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *