• |
ide | kryesore

SHBA drejt ndalimit të TikTok, Dhoma e Përfaqësuesve i jep dritën jeshile projektligjit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve kanë miratuar një projekt-ligj që mund të ndalojë TikTok për përdoruesit në SHBA.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë fati i projektligjit, pasi do tw votohet dhe në Senat.

Miratimi i projekt-ligjit përmes Dhomës së kontrolluar nga GOP vjen pasi ish-presidenti Donald Trump ka sinjalizuar kundërshtimin e një ndalimi.

Lexo më tej: SHBA drejt bllokimit të TikTok-ut, çfarë duhet të dini 

Projektligji nëse miratohet dhe në Senat do të ndalojë TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA, përveç nëse platforma e mediave sociale, e përdorur nga afërsisht 170 milionë amerikanë, shkëputet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance.

Pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, TikTok në një reagim kritikoi votimin dhe konferencën e zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Ky proces ishte sekret, shpresojmë që Senati do të marrë parasysh faktet, do të dëgjojë votuesit e tyre dhe do të kuptojë ndikimin në ekonomi, 7 milionë biznese të vogla dhe 170 milionë amerikanë që përdorin shërbimin tonë.“, thuhet në reagim.



4 Comments

  1. Haha, keto gjasme jane demokraci, kane ligje, kane kushtetute…
    Me llogjiken e tyre, e gjithe pjesa tjeter e botes duhet te ndaloje kompanite Amerikane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *