• |
ide | kryesore

Gjashtë sekrete që ju tregojnë se e dashuara juaj ka bërë seks me dikë tjetër

F1, Stil



Meshkujt është shumë e lehtë t’i kuptosh kur kanë bërë seks. Ecin nja gjysmë metra mbi tokë, fishkëllejnë dhe i përshëndesin njerëzit, të njohur e të panjohur.

Por, si qëndron puna me gratë? Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur orë pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura? Ja përgjigjet.

Ju tërheq më shumë
Sa më shumë aktivitete seksuale që ka një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin seksin e kundërt. Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju “ndizet motori”, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrëdhënie seksuale.

Është më e lumtur
Hulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë seks dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër seksuale. Kështu që vëni re për këto shenja,  sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht.

Është më e bukur se zakonisht
Shkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën seks. Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet, trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, e ndërkohë nuk ka filluar palestrën , ta dini se arsyeja është seksi.

Nuk bën vërejtje
Hormoni oksitocin e bën më të kënaqur. Gruaja e cila sapo ka bërë seks nuk bën shumë vërejtje dhe nuk gjen shumë gabime te ju…Ajo nuk i vëren fare budallallëqet e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.

Ka fjetur mirë
Pas orgazmës gratë prodhojnë 30 përqind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë. Gjumi i thellë = gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas seksit ka pasur një gjumë të mirë.

Ka më pak kërkesa
Në këtë rast angazhohet oksitocini i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Këtë shenjë do ta kuptoni fare lehtë.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *