• |
ide | kryesore

Bayern Mynih nxjerr në shitje James, në janar tek Juventus…

Sport



Në janar Juventus do të përpiqet të bëjë goditjen e madhe në merkato, James Rodriguez. E përditshme gjermane Sport Bild, tepër e informuar mbi çështjet që lidhen me Bayern Mynih ka zbuluar pikërisht faktin që në janar Juventus po mendon seriozisht të bëjë ofertën për kolumbianin. Ajo që e bën më të besueshëm sinjalizimin e gazetës gjermane është fakti se klubi bavarez ka vendosur të nxjerrë në merkato fantazistin kolumbian.

Juventus është e vetmja skuadër që citohet me emër, ndërsa flitet edhe për klubet e mëdha të Premier League si destinacion të mundshëm. Faktorët që e bëjnë të mundur operacionin janë dy: James administrohet nga menaxheri i fuqishëm Jorge Mendes, që solli Cristiano Ronaldo në Torino dhe raporti i shkëlqyer mes CR7 e majtoshit kolumbian.

James mbërriti tek Bayern Mynih nga Real Madrid në verën e 2017 me formulën e një huazimi dy vjecar, paguar 10 milionë nga gjermanët. Cmimi i të drejtës së blerjes në fund të këtij sezoni është fiksuar në 35,2 milionë e deri pak ditë më parë ishte siguria se Bayern do ta paguante. Por gjërat tani nuk janë më aq të qarta dhe Juventus mund të përfitojë nga situata për të ndërhyrë në marrëveshje (sigurisht me mirëkuptimin e Bayern e Real).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *