• |
ide | kryesore

S’gjendet telefoni i Kaçifas, çështja kalon tek Krimet e Rënda në Tiranë

Lajme, Të fundit



Telefoni i Konstandinos Kaçifas, i cili mund të japë detaje dhe informacione të rëndësishme për ngjarjen e rëndë në Bularat, ende nuk është gjetur.

Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e minoritarit grek gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, ky detaj i rëndësishëm për hetimin nuk është gjetur ende.

Mësohet se çështjen do ta ndjekë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kërkesën e familjes së 35-vjeçarit, që autopsia të bëhej nga një mjek ligjor grek, nuk u pranua nga Prokuroria e Gjirokastrës, pasi çështja u kalua në Tiranë.

Familja e minoritarit depozitoi kërkesën për të kryer autopsinë një mjek ligjor grek në Prokurorinë e Gjirokastrës. Familjarët e të vrarit anë shprehur rezerva për të dhënat e palës shqiptare. Ata dyshojnë se 35-vjeçari u qëllua nga afër, duke mos u pajtuar me versionin e dhënë nga pala shqiptare.

Kocifas qëlloi ndaj Policisë së Shtetit më 28 tetor, ndërsa pas shumë orësh përpjekje për ta arrestuar, aksioni në fund përfundoi fatal për minoritarin, i cili u qëllua nga forcat RENEA, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t’u dorëzuar.



1 Comment

  1. muti rama vrau nji mut per te shpetur ter muterit e vet ,por si shizofren,bastard e kokpalare qe eshte rama edhe me mut e beri,pasi greket po luajn mut me ramen e shqiptaret ne territorein shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *