• |
ide | kryesore

Trump: Jo më nënshtetësi amerikane për fëmijët e emigrantëve që lindin në SHBA

Lajme, Të fundit



Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do që t’u mohojë shtetësinë fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër që nuk janë shtetas amerikanë, apo që janë imigrantë paligjshëm.

Zoti Trump tha në një intervistë për emisionin Axios në kanalin HBO se ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund politikës aktuale, që parashikon të drejtën e shtetësisë në lindje. “Është në proces e sipër. Do të bëhet”, tha ai.

“Ne jemi i vetmi vend në botë ku një person mund të vijë, të lindë një fëmijë dhe fëmija bëhet automatikisht qytetar amerikan … me gjithë përfitimet e këtij statusi. Është qesharake. Duhet të marrë fund”, – shtoi ai.

Ndalimi i kësaj politike ka shumë gjasa që të përballet me sfida ligjore në gjykatë.

Presidenti Trump tha se e kishte diskutuar këtë ide me këshilltarin e tij ligjor, i cili siç tha ai e informoi se nuk ka nevojë për një amendament kushtetues për t’i dhënë fund të drejtës për shtetësi në lindje.

Një sfidë ligjore do të thoshte se gjykatat duhet të marrin një vendim për një debat lidhur me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, ku thuhet:

“Të gjithë personat që lindin ose që marrin shtetësinë në Shtetet e Bashkuara, dhe subjekt të këtij lloj juridiksioni, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku banojnë”.

Megjithatë disa konservatorë këmbëngulin se amendamenti kishte si synim vetëm t’u siguronte shtetësinë foshnjave të lindura në Shtetet e Bashkuara nga prindër që janë ligjërisht banorë të përhershëm.

Plani i Presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj politike, i përshkallëzon edhe më tej përpjekjet e administratës së tij për ta bërë imigracionin një çështje madhore të fushatës para zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kongresin.

Dy javët e fundit, zoti Trump dhe aleatët e tij konservatorë kanë bërë paralajmërime për karvanin e imigrantëve nga Amerika Qendrore që është disa qindra kilometra lag kufirit jugor të Amerikës.

Të hënën presidenti Trump e përshkroi karvanin si “një pushtim të vendit tonë”, ndërsa administrata e tij deklaroi planet për të dërguar të paktën 5 mijë e 200 trupa në kufi deri në fund të kësaj jave./voa



4 Comments

  1. Bravo i qoftë, tjua qije nonen te gjithë emigranteve te paligjshëm, asnjë vend nuk ka për borxh ta bëjë shpinë e vet mut për ca rrembythje të paligjshëm

    1. o Fenomen, ke gati 1 milion shqiptar qe jane ne emigrim…dmth ketyre 1 milion shqiptareve t’ju q…none trumpi? Me vjen keq per ty, si nuk paske pike rrespekti per nenen tende!
      Vetem nje kopil mund te flase ne kete menyre!
      Ps: Nuk simpatizoj Clinton&Co varu lesht jane te gjithe!

  2. Ka një fakt që tashmë është i kjartë për të gjithë.
    Pjesa dermuese e terroristëve që kanë bërë akte kriminale në Europë, SHBA e në të gjithë botën, janë bij emigrantësh që kanë lindur në vendin ku i kryen këto akte e ku figurojnë si “shtetas”.
    Ligjet pra nuk mund të jenë të pandryshueshme por ato mund të ndryshohen në vartësi të situatave aktuale në çdo shtet të botës..
    Po mar shembullin e emigrantëve shqiptarë.
    Shumë pak prej femijve të tyre mund të jenë problematikë si “terroristë islamike”.
    Por në Europë e SHBA kanë emigruar nga frika e ndëshkimit të krimeve që kanë bërë, edhe shumë familje sigurimsësh enveristë, që në mbrendësi të ndërgjegjes së tyre kanë urrejtje për këto shtete. Padyshim që këtë urrejtje ata do t’ja ushqejnë edhe fëmijve të tyre të lindur në emigracion.
    Po ç’kusur kanë amerikanët e europerëndimorët që të mbajnë e ushqejnë në familjen e tyre kombëtare këlyshët e gjarpërijve ?

  3. Trump ka bere shume mire qe po jua heq kete privilegj, sepse ska bythe ku te rrije qe shume gra vijne ne muajin e 8 ose 9 ne amerike, duke genjyer dhe kompanite ajrore pasi nuk lejohet te udhetosh nese je mbi 7 muaj, vetem per te lindur qe femija te perfitoje pashaporte amerikane. Nenshtetesia duhet ti jepet atyre qe punojne dhe jetojne ne amerike dhe paguajne taksa, dhe jo dikujt qe vetem pse ka lindur atje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *