• |
ide | kryesore

Ankimimi/ Vazhdon presioni i vetingut ndaj prokurorit Besnik Muçi

Arkiva



Institucioni i Komisionerëve Publikë (IKP) ka apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimve të Rënsda, Besnik Muçi, në kuadër të procesit të vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i KPK nuk është i drejtë, pasi subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

KOMISIONERËT PUBLIKË

Nr.428/5 prot. Tiranë, 31.10.2018
Lënda: Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, i
Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit
z. Besnik Muçi
Baza ligjore: Neni 179/b, pika 5 e Kushtetutës, neni C, pika 2, neni F, pika 2 e aneksit
të Kushtetutës, neni 63 i ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
Për kompetencë: Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese
Për dijeni: Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)
Depozituar pranë: Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Të nderuar zonja/zotërinj, gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës
Kushtetuese,
Në zbatim të nenit 55, pika 7 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe
prokurorëve në RSH”, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, më datë 17.10.2018, është
njoftuar vendimi nr. 58, datë 1.8.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e
rivlerësimit z. Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për
Krime të Rënda, Tiranë.
Komisioneri Publik, në mbështetje të nenit C, pika 2, nenit F, pika 2 e aneksit të
Kushtetutës dhe nenit 63, pika 1 e ligjit nr. 84/2016, ka të drejtë të ankimojë vendimin brenda
afatit 15-ditor nga njoftimi.
Brenda afatit ligjor, unë, Komisioneri Publik Darjel Sina, ushtroj ankim ndaj vendimit
nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Faqe 2 nga 24
I. Procesi i rivlerësimit dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
1. Subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Muçi, ushtron detyrën e Prokurorit në Prokurorinë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë dhe, duke qenë kandidat për
anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
1
i është nënshtruar procesit të rivlerësimit ex officio
me përparësi në kohë, bazuar në pikën 3, të nenit 179/b, të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016.
2. Mbështetur në nenin Ç, pika 1 e aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, procesi i
rivlerësimit për subjektin z. Besnik Muçi ka përfshirë kontrollin dhe rivlerësimin e të tria
kritereve, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Për këtë qëllim, Komisioni i Pavarur
i Kualifikimit (në vijim referuar si Komisioni) ka administruar raportet e vlerësimit për këtë
subjekt nga institucionet ndihmëse, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive
dhe Konfliktit të Interesave (në vijim referuar si ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit të
Informacionit të Klasifikuar (në vijim referuar si DSIK) dhe raportin e vlerësimit profesional
nga grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme, nga të cilat rezulton se:
2.1 ILDKPKI, bazuar në nenin 33, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, me anë të “Aktit të përfundimit
të kontrollit të plotë të deklaratës së pasurisë për subjektin Besnik Muçi 2”, ka referuar për
subjektin, se:
i. Ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin;
ii. Ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;
iii. Nuk ka kryer fshehje të pasurisë;
iv. Nuk ka kryer deklarim të rremë;
v. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave.
2.2 DSIK, bazuar në nenin 39, pika 2, të ligjit nr. 84/2016, me anë të raportit mbi kontrollin
e figurës për subjektin e rivlerësimit3
, i ka referuar Komisionit: “Përshtatshmërinë për
vazhdimin e detyrës”.
2.3 Grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme, bazuar në nenin 43, pika 2 e ligjit nr.
84/2016, ka përcjellë pranë Komisionit raportin për aftësitë profesionale4
, nga analiza e të cilit,
së bashku me vlerësimin e denoncimeve nga publiku (3 të tilla), Komisioni nuk ka gjetur
elemente që mund të ngrenë dyshime për aftësinë profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e
subjektit të rivlerësimit.

1 Referuar nenit 279, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
2 Me shkresën nr. *** prot., datë ***.11.2017.
3 Me shkresën nr. *** prot., datë ***.10.2017.
4 Përcjellë me shkresën nr. *** prot., datë ***.12.2017.
Faqe 3 nga 24
3. Përfundimet e Komisionit për secilin kriter kontrolli, në mënyrë të përmbledhur, janë si
vijon:
3.1 Për vlerësimin e pasurisë. Referuar nenit D, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr.
84/2016, hetimi administrativ i Komisionit është shtrirë në kontrollin e gjendjes pasurore të
subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të, saktësinë dhe mjaftueshmërinë e
deklarimeve periodike të interesave pasurorë krahasuar me atë “Vetting”, ligjshmërinë e
burimit të krijimit të pasurisë, të ardhurat, shpenzimet dhe pagimin e detyrimeve financiare për
subjektin e rivlerësimit dhe personat e lidhur me të. Nga kontrolli financiar-ligjor për 6 pasuri
të paluajtshme, një autoveturë, të ardhurat, shpenzimet dhe likuiditetet, Komisioni ka arritur në
përfundimin se: “…Subjekti ka pasaktësi të vogla në plotësimin e deklaratave të pasurisë ndër
vite, ka burime financiare të ligjshme, balancat financiare negative ndër vite janë të
papërfillshme në lidhje me intensitetin e të ardhurave dhe të shpenzimeve të kryera, nuk ka
kryer fshehje pasurie, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit
të interesit. Në këto kushte, Komisioni ka vlerësuar se subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Muçi,
ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, sipas parashikimit të nenit 59/1,
germa “a”, të ligjit nr. 84/2016.
3.2 Për kontrollin e figurës. Referuar nenit DH, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 39 të
ligjit nr. 84/2016, Komisioni ka konstatuar se nuk është gjetur asnjë element që të vërtetojë
ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme të subjektit të rivlerësimit, duke konkluduar se
subjekti ka arritur nivel të besueshëm dhe është në kushtet e përshtatshme për vazhdimin e
detyrës si Prokuror.
3.3 Për vlerësimin e aftësive profesionale. Referuar nenit E, të aneksit të Kushtetutës, nenit
43/2 dhe 44, të ligjit nr. 84/2016 dhe kreut II të ligjit nr. 96/2016 , “Për statusin e gjyqtarëve
dhe prokurorëve në RSH”, të ndryshuar, Komisioni, pasi ka administruar raportin e përgatitur
nga grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme5
, hetimit dhe vlerësimit të 3 denoncimeve nga
publiku dhe vlerësimin “i aftë” nga ana e relatorit të çështjes, ka arritur në konkluzionin se nuk
është gjetur asnjë indicie apo element që mund të ngrejë dyshime për aftësinë profesionale apo
cilësi që cenojnë figurën e subjektit të rivlerësimit. Sipas Komisionit, subjekti i rivlerësimit ka
arritur një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, referuar nenit 59,
pika 1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016.

5 Bazuar në formularin e vetëdeklarimit, 3 dokumente ligjore të përzgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit, si
dhe 5 dosje penale të përzgjedhura sipas një sistemi objektiv dhe rastësor. Të dhëna nga burimet arkivore të
Sektorit të Burimeve Njerëzore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Faqe 4 nga 24
3.4 Nisur nga përfundimet e mësipërme për secilin kriter kontrolli, Komisioni, bazuar në
nenin 58, pika 1, germa “a”, dhe nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, ka vendosur konfirmimin
në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
II. Shkaqet e ankimit
4. Në kuptim të nenit 179/b të Kushtetutës, aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016,
“Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
Komisioneri Publik është një nga tri institucionet e ngarkuara për kryerjen e procesit të
rivlerësimit kalimtar (Vetting).
5. Komisionerit Publik, si përfaqësues i interesit publik në kryerjen e këtij procesi, i njihet
e drejta e ankimit kundër vendimeve të Komisionit dhe paraqitjen e tyre juridiksionit
rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (në vijim referuar si Kolegji).
6. Në krahasim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore që u njihen Komisionit dhe
Kolegjit nga neni Ç, i aneksit të Kushtetutës dhe nenet 48-52, të ligjit nr. 84/2016, Komisioneri
Publik është i detyruar që kompetencën e tij për të ushtruar ankim ndaj vendimeve të
Komisionit ta mbështesë vetëm në aktet dhe provat e administruara gjatë kryerjes së procesit
të rivlerësimit nga ana e Komisionit, pa pasur mundësinë ai vetë, Komisioneri Publik, që të
ketë akses në burimet e informacionit dhe të disponojë për marrjen e provave.
7. Në të tilla rrethana ligjore, me qëllim garantimin e mbrojtjes së interesit publik gjatë
procesit të rivlerësimit, Komisioneri Publik ka detyrimin që të ushtrojë kontroll mbi vendimet
e dhëna nga Komisioni, duke vlerësuar nëse vendimmarrja e tij është në përputhje me kërkesat
kushtetuese e ligjore, bazohet në një hetim administrativ të gjithanshëm e shterues dhe vlerësim
të drejtë të provave.
8. Edhe në rastin konkret, Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij
kushtetuese dhe ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 58, datë 1.08.2018, dhe provat e
administruara për këtë qëllim nga Komisioni, vlerëson se vendimi përmban shkaqe ligjore që
motivojnë rishikimin nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi:
8.1 Nisur nga hetimi dhe vlerësimi që ka kryer Komisioni për të tria kriteret e rivlerësimit,
Komisioneri Publik konstaton se, për sa i takon kriterit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit
D, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, përfundimet e Komisionit nuk janë në
pajtueshmëri me aktet dhe provat e administruara.
Faqe 5 nga 24
8.2 Në këtë drejtim, Komisioneri Publik mban në konsideratë se objekti i vlerësimit të
pasurisë, bazuar në nenin D, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, është deklarimi
dhe kontrolli i pasurive, ligjshmërisë së burimit të krijimit të tyre dhe i përmbushjes së
detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë për subjektin e rivlerësimit dhe për personat
e lidhur me të. Si pasojë e këtij detyrimi kushtetues e ligjor, subjektit të rivlerësimit i duhet të
shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave dhe nuk duhet të fshehë
ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi/bashkëpronësi, posedim ose në
përdorim të tij apo të personave të lidhur me të.
8.3 Sa më sipër, Komisioneri Publik, ndryshe nga përfundimet e Komisionit për vlerësimin
e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, bazuar në aktet e administruara për këtë qëllim, vlerëson
se subjekti nuk arrin të justifikojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, si dhe gjendet në
kushtet e mosdeklarimit të tyre, në kuptim kjo të nenit D, pika 3 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës
dhe ligjit nr. 84/2016.
8.4 Në këto kushte, bazuar në nenin C, pika 2, nenin F, pikat 3 dhe 7, të aneksit të
Kushtetutës, si dhe nenit 4 dhe 66, të ligjit nr. 84/2016, ky ankim i Komisionerit Publik ndaj
vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit ushtrohet për kriterin e vlerësimit të pasurisë të
subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.
II. A Vlerësimi i pasurisë
9. Vlerësimin e pasurisë, si një ndër tri kriteret e procesit të rivlerësimit kalimtar, e gjejmë
të rregulluar në nenin D, të aneksit të Kushtetutës dhe kreun IV të ligjit nr. 84/2016, ku
realizimin e qëllimit të nenit 179/b, pika 1 e Kushtetutës, këto norma e konkretizojnë në
identifikimin e dy kategorive: (i) subjektet që kanë në pronësi ose në përdorim pasuri më të
mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht (neni D, pika 1-3 dhe, sipas rastit, pika 4) ose (ii)
ata që nuk i kanë deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur
me ta (neni D, pikat 1 dhe 5).
10. Nën dritën e këtij qëllimi kushtetues, nëse nga vlerësimi tërësor i provave gjatë procesit
të rivlerësimit identifikohen apo jo këto dy kategori, në përfundim organi rivlerësues, sipas
rastit, për qëllim të nenit D, të aneksit të Kushtetutës, aplikon (i) nenin 59/1, të ligjit nr.
84/2016, kur provohet se nuk ka shkaqe ligjore për shkarkim, pra subjekti provon se plotëson
së bashku kushtet për besueshmëri në vlerësimin e pasurisë, figurës dhe aftësitë profesionale,
apo (ii) nenin 61, pikat 1 dhe 3, të ligjit nr. 84/2016, kur rezulton se subjekti ka deklaruar më
shumë se dyfishin e pasurisë së ligjshme apo rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm
për kriterin e pasurisë.
Faqe 6 nga 24
11. Në vështrim të sa më sipër, Komisioneri Publik çmon se konkluzioni përfundimtar i
Komisionit se “… subjekti ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë…”, duke
aplikuar kështu nenin 59/1, të ligjit nr. 84/2016, nuk i përgjigjet provave të administruara për
këtë qëllim. Referuar gjendjes së këtyre akteve, vlerësojmë se subjekti nuk ka arritur të
argumentojë dhe provojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të tij, duke mos plotësuar
kështu kërkesat e nenit D, të aneksit të Kushtetutës. Në arritjen e këtij vlerësimi, ashtu sikurse
dhe shkaqet e këtij ankimi në vijim, bazohen pikërisht në kërkesat e kësaj dispozite kushtetuese
dhe ligjit nr. 84/2016, në elementet si: (i) saktësia dhe mjaftueshmëria e deklarimit të pasurisë
së subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të dhe (ii) shpjegimi bindshëm i burimit
të ligjshëm i pasurive dhe të ardhurave.
12. Rezulton se subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Muçi, është emëruar me detyrë Prokuror
pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë prej vitit 2002 dhe, në zbatim të ligjit nr. 9049/2003, “Për
deklarimin dhe kontrollin e pasurive të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa
nëpunësve publikë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 9367/2005, “Për parandalimin e konfliktit të
interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, ka deklaruar pasuritë e tij dhe
interesat privatë pranë ILDKPKI-së në vitin 2004 (numër indeksi ***). Subjekti i rivlerësimit
ka dorëzuar deklaratat e interesave privatë nga viti 2004 (dorëzuar për herë të parë në datë
***.3.2004) deri në vitin 2016 dhe, në zbatim të shtojcës 2, të ligjit nr. 84/2016, ka dorëzuar
“Deklaratën e Pasurisë së Rivlerësimit Kalimtar Vetting” më datë ***.1.2017 (referuar në vijim
si deklarata “Vetting”).
13. Nga krahasimi i deklaratave periodike të pasurisë me deklaratën “Vetting” 2017,
referuar nenit 32/5, të ligjit nr. 84/2016, për qëllim të nenit D, të aneksit të Kushtetutës, pra
kontrolli i saktësisë, mjaftueshmërisë së deklarimit dhe burimi i ligjshëm i pasurive, ndër të
tjera rezulton se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi, për të
cilat Komisioneri Publik, ndryshe nga Komisioni, çmon se subjekti nuk ka arritur të shpjegojë
bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të tyre, si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për
kriterin e kontrollit të pasurisë, referuar nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016, si vijon:
A.1 Subjekti në deklaratën “Vetting” ka deklaruar apartament me sipërfaqe 57 m2
, me nr.
pasurie ***, vol. ***, f. ***, z. k. ***, me adresë: rruga “*** ***”, ***, pa deklaruar pjesën
takuese në pronësi. Deklarimin fillestar për këtë pasuri, subjekti e ka bërë në deklarimin e
interesave privatë periodikë/vjetorë të vitit 2006.
14. Origjina e kësaj prone rrjedh nga kontratë shitblerje nr. *** rep., nr.*** kol., datë
***.1.2006, me vlerë 1.900.000 lekë, konfirmuar nga korrespondenca me ZVRPP-në ***.
Faqe 7 nga 24
14.1 Gjatë hetimit administrativ, kjo pasuri e paluajtshme rezulton të jetë deklaruar për herë të
parë nga subjekti i rivlerësimit në deklaratën e interesave privatë periodikë/vjetorë të vitit 2006,
për një vlerë prej 1.900.000 lekë.
14.2 Në këtë deklaratë, në lidhje me burimin e të ardhurave për pagesën e vlerës së mësipërme,
subjekti ka deklaruar tre zëra të ardhurash:
a. hua nga babai, z. ***.***., në vlerën 500.000 lekë;
b. hua nga xhaxhai, ***.***., në vlerën 3.000 euro; dhe
c. hua nga motra, ***.***., dhe bashkëshorti i saj, ***.***., në vlerën 6.000 euro.
14.3 Ndërkohë, në deklaratën “Vetting”, të dorëzuar në datë ***.1.2017, subjekti i rivlerësimit
deklaron si burim krijimi edhe kursimet e tij:
(i) Kursime personale në shumën 200.000 lekë;
(ii) hua 500.000 lekë nga babai, që vijnë nga të ardhura personale dhe kursime të vëllait, ***.
***., nga emigracioni;
(iii) hua 6.000 euro nga motra ***.***. dhe bashkëshorti i saj ***.***., që vijnë si të ardhura
nga emigracioni në ***;
(iv) hua 3.000 euro nga xhaxhai, ***.***., krijuar me të ardhura nga emigracioni.
i) Kursime
15. Në verifikim të këtyre deklarimeve në lidhje me burimin e ligjshëm të krijimit të kësaj
pasurie të paluajtshme, rezulton se në datë ***.3.2006, nëpërmjet dorëzimit të deklaratës
periodike vjetore të vitit 2005, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Muçi, ka deklaruar interesat e
tij privatë bazuar në ligjin nr. 9049/2003.
15.1 Në këtë akt, të administruar si provë nga ana e Komisionit, në kuptim të nenit 32, pika 5,
të ligjit nr. 84/2016, subjekti i rivlerësimit ka deklaruar për herë të parë se zotëron si kursime
një shumë prej 200.000 lekësh, të mbajtura cash në shtëpi. Gjithashtu ka deklaruar të ardhura
nga paga e tij për vitin 2005, të cilat rezultojnë në shumën 787.3986
lekë, si dhe shpenzime
qiraje në shumën 200.000 lekë. Nga analiza financiare e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit
2005, pasi zbriten shpenzimet e deklaruara, si dhe kursimi, rezulton se diferenca e mbetur nga
të ardhurat, prej rreth 387.000 lekësh, nuk rezulton e mjaftueshme për të mbuluar konsumin
minimal vjetor të një familjeje prej katër anëtarësh7
.

6 Vërtetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, datë ***.10.2016.
7 Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT-it që aplikohen edhe nga ILDKPKI-ja për konsumimin vjetor.
Faqe 8 nga 24
15.2 Gjatë hetimit administrativ, nga analiza financiare për vitin 2005, subjekti ka rezultuar
me një balancë financiare negative në vlerën -199.945 lekë. Lidhur me këtë fakt, Komisioni ia
ka kaluar barrën e provës subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Muçi.
15.3 Në shpjegimet e tij drejtuar Komisionit, me shkresën nr. *** prot., datë ***.7.2018,
subjekti sqaron: “Gjatë këtyre viteve, unë dhe familja ime kemi ndjekur një regjim të rreptë
kursimi. Fëmijët kanë qenë të vegjël dhe kemi kryer vetëm shpenzime të nevojshme për jetesë
(nuk kemi kryer udhëtime, pushime, kemi përdorur shërbimet publike për transport, nuk kemi
udhëtuar asnjëherë jashtë Republikës së Shqipërisë, konfirmuar nga sistemi TIMS etj).
…gjatë kësaj periudhe, ne si familje jemi ndihmuar me shuma monetare dhe në forma të
ndryshme, kemi marrë produktet bujqësore e blegtorale nga fshati etj., nga prindërit e mi,
vëllai im ***. ***., i cili ka qenë emigrant në ***, dhe familja e vjehrrit ***. ***., i cili ka
qenë i punësuar, dhe vjehrra ka pasur një biznes të vogël tregtimi të rrobave për fëmijë”.
15.4 Pasi ka administruar përgjigjet e subjektit të rivlerësimit në lidhje me këto çështje për të
cilat i ishte kaluar barra e provës, Komisioni ka arritur në përfundimin se: “Në lidhje me
balancën financiare negative, duke marrë në konsideratë shpjegimet e dhëna nga subjekti për
ndjekjen e një regjimi të rreptë financiar, si dhe ndihmat materiale të dhëna gjatë kësaj periudhe
nga vjehrri dhe vëllai i tij, konfirmuar me deklarimet përkatëse, ajo rezulton të jetë e
papërfillshme dhe nuk mund të arrihet në konkluzionin që kemi të bëjmë me shkelje ligjore, që
mund të çojnë deri në shkarkimin e subjektit nga detyra”.
15.5 Ky përfundim i Komisionit rezulton të mbështetet në një analizë financiare që i është bërë
të ardhurave të subjektit të rivlerësimit, gjatë procesit të rivlerësimit, kryesisht duke u bazuar
në pretendimet e paraqitura nga vetë subjekti, që mbeten thjesht në nivel deklarativ, të
paprovuara.
15.6 Nisur nga përfundimi që arrin Komisioni për ligjshmërinë e të ardhurave në krijimin e
shumës së kursimeve në vlerën prej 200.000 lekësh deri në vitin 2006, Komisioneri Publik
vlerëson se, edhe pse analiza financiare e bërë nga Komisioni rezulton me balancë negative,
përfundimi i Komisionit është i gabuar, pasi nuk mbështetet në dokumentet provuese që
vërtetojnë deklarimet e subjektit për sa i përket “regjimit të rreptë ushqimor”, detyrim ky i
parashikuar në nenin 32, të ligjit 84/2016.
15.7 Në përfundim të hetimit, Komisioni justifikon ligjshmërinë e shumës së kursimit nga
subjekti në vlerën 200.000 lekë, edhe pse nga analiza financiare për vitin 2005, e bërë nga vetë
Komisioni rezulton me një balancë negative.
Faqe 9 nga 24
ii) Hua nga babai i subjektit z. ***. ***.
16. Në deklaratën “Vetting”, subjekti i rivlerësimit deklaron se ka marrë hua nga z. ***. ***.
për blerjen e apartamentit në rr. “*** ***”, ashtu si dhe në deklaratën e interesave privatë
periodikë/vjetorë për vitin 2006, si një nga zërat e të ardhurave të deklaruara për blerjen e
sendit, është huaja e marrë prej këtij personi tjetër të lidhur, në vlerën prej 500.000 lekësh.
Sipas deklarimeve, të ardhurat e huas janë siguruar nga puna në bujqësi dhe puna në
emigracion, ***. Kjo marrëdhënie huaje nuk është formalizuar me shkrim midis palëve.
16.1 Nga aktet e administruara gjatë hetimit administrativ të Komisionit, në lidhje me këtë fakt
subjekti ka vënë në dispozicion të Komisionit aktet shkresore:
16.1.1 Vërtetim nr. *** prot., datë ***.6.2018, nga Njësia Administrative ***, Bashkia ***,
ku z. ***. *** . ka në zotërim tokë bujqësore, duke realizuar nga kjo e fundit të ardhura vjetore
në shumën 64.630 lekë.
16.1.2 Deklaratë pa datë, me shkrim dore të huadhënësit ***.***., ku konfirmon huan e dhënë
dhe si burim krijimi për këtë hua deklaron kursimet personale dhe të ardhurat nga emigracioni
i djalit tjetër, ***.***.
16.1.3 Lidhur me të ardhurat nga emigracioni i të vëllait, ***.***., subjekti ka paraqitur
deklaratë pa datë, me shkrim dore, të vëllait, ku deklaron se ka qenë emigrant dhe realizonte të
ardhura mesatare mujore 1.500 – 2.000 euro/muaj.
16.1.4 Ka paraqitur gjithashtu disa dokumente të tjera të vëllait ***. ***., gjatë periudhës së
emigracionit në ***, si kontratë qiraje të vitit 2001, kartën për leje qëndrimi ***, si dhe
dokumente mbi pagesën e sigurimeve shoqërore dhe vërtetim për pajisje me kodin fiskal
tatimpaguesi në datë ***.2.2001.
iii) Hua nga xhaxhai i subjektit z. ***.***.
17. Bazuar në pikën 4, të nenit 32, të ligjit 84/2016, Komisioni ka konsideruar xhaxhain e
subjektit, ***. ***., si person tjetër të lidhur, pasi në deklarimin e tij në deklaratën “Vetting’,
deklaron se për blerjen e apartamentit në rr. “*** ***” ka marrë hua nga z. ***. ***. në vlerën
prej 3.000 eurosh. Sipas deklarimeve, të ardhurat e huas janë siguruar nga puna në bujqësi dhe
kursime nga emigracioni në ***. Nga provat e administruara nuk rezulton që kjo marrëdhënie
huaje të jetë formalizuar me shkrim.
17.1 Për të provuar aftësinë huadhënëse të xhaxhait të tij, subjekti i ka paraqitur Komisionit si
provë shkresore vërtetimin nr. *** prot., datë ***.6.2018, nga Njësia Administrative ***,
Faqe 10 nga 24
Bashkia ***, ku rezulton se z. ***. ***. ka në zotërim tokë bujqësore dhe realizon prej saj të
ardhura vjetore në shumën 111.465 lekë.
17.2 Përfundimi i Komisionit, për huatë në pikën ii) dhe iii), nuk ka dyshime në lidhje me
aftësinë huadhënëse të babait të subjektit, ***. ***. dhe xhaxhait ***. ***., që kanë mundësuar
huadhënien për subjektin e rivlerësimit në vlerat respektive, nuk është i bazuar në prova dhe
në dispozitat e ligjit nr. 84/2016.
17.3 Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga
subjekti i rivlerësimit për të provuar aftësinë huadhënëse të babait dhe xhaxhait, Komisioni nuk
ka hetuar mbi vlefshmërinë ligjore dhe provueshmërinë e tyre, por i ka marrë të mirëqena ato.
Vlerësojmë se disa prej tyre nuk kanë asnjë vlerë provuese në formën e paraqitur, sepse janë
vetëdeklarime dhe të tjera, dokumente pa vulë apostile, me përkthim të thjeshtë nga gjuha ***,
pa u vërtetuar nënshkrimi i përkthyesit nga noteri publik. Pra, në kushtet kur një akt shkresor
është mbajtur dhe lëshuar në territorin e një shteti tjetër si dhe në gjuhë të huaj, duhet të
respektohen elementët formalë për vlefshmërinë e tij të përcaktuara në parashikimet e
Konventës e Hagës datë 5 Tetor 1961, apo parashikimet e nenit 266 të KPr.Civile, i cili kërkon
se “Kur shkresa është në gjuhë të huaj, ajo paraqitet bashkë me përkthimin e saj në gjuhë
shqipe, të legalizuar nga ambasada apo konsullata përkatëse ose nga organi tjetër kompetent.”
17.4. Gjithashtu, konkluzioni i Komisionit është i pabazuar, pasi ai nuk mbështetet në asnjë
analizë financiare. Nga arsyetimi i vendimit nuk na rezulton që Komisioni të ketë hetuar dhe
kryer analizë të detajuar, nëse familja e huadhënësit ***. ***. dhe ***. ***. ka realizuar apo
jo të ardhura të tjera përveç sa konfirmuar nga Njësia Administrative ***, numrin e personave
të përbërjes familjare, si dhe shpenzimeve të kryera nga i ati për ndërtimin e banesës së tij në
tokën e fituar, me qëllim përllogaritjen e mundësisë së tij për të dhënë këtë hua.
17.5. Të ardhurat e babait, ***. ***.,sipas vërtetimit nr. *** prot., datë ***.6.2018, të dorëzuar
nga subjekti, dhe të ardhurat e xhaxhait, ***. ***., sipas vërtetimit nr. *** prot., datë
***.6.2018, lëshuar të dyja nga Njësia Administrative *** do të konsiderohen të ligjshme në
kuptim të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës dhe nenit 3, pika 19 e ligjit 84/2016. Në
kuptimin që i jep ligjvënësi, Komisioni nuk ka administruar asnjë dokumentacion për shlyerjen
e detyrimeve tatimore për shumën e deklaruar.
17.6 Komisioni, në referencë të standardit të vendosur prej tij në raste të ngjashme,
8
ka pasur
korrespondencë dhe ka administruar në cilësinë e provës të dhëna nga organet tatimore

8
Shih vendimin e KPK-së nr. ***, datë ***.3.2018.
Faqe 11 nga 24
përkatëse për vërtetimin dhe vlerësimin e ligjshmërisë së të ardhurave të pretenduara si burim
krijimi pasurie nga subjektet e rivlerësimit, duhet të kishte shteruar hetimin në këtë drejtim dhe
pas administrimit të dokumentacionit tatimor të kualifikonte si të ligjshme të dyja huatë e
deklaruara si zë të ardhurash për krijimin e pasurisë.
iv) Hua nga personi tjetër i lidhur, motra ***. ***., dhe bashkëshorti i saj, ***. ***.
18. Subjekti, në deklaratën e interesave privatë periodikë/vjetorë, të dorëzuar për vitin 2006,
dhe në atë “Vetting”, si një nga zërat e të ardhurave të deklaruara për blerjen e sendit është dhe
huaja e marrë prej këtij personi tjetër të lidhur, në vlerën prej 6.000 eurosh. Huaja nuk është
formalizuar në një akt të shkruar.
18.1 Subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e provës për ekzistencën e aftësisë financiare të personit
tjetër të lidhur për të dhënë hua, ka paraqitur dokumentet:
18.1.1 Deklaratë me shkrim dore të motrës dhe kunatit, pa datë, në të cilën deklarojnë se në
vitet 1997 – 2009 kanë qenë emigrantë në ***, si dhe kanë deklaruar punëdhënësit (kunati) për
këtë periudhë.
18.1.2Nxjerrje të llogarisë bankare nga *** në emër të motrës dhe kunatit.
18.1.3 Numrat e sigurimit të motrës dhe kunatit në shtetin ***.
18.1.4 Nxjerrje llogari bankare nga banka në ***, ku vërtetohen disa kreditime/pagesa në favor
të kunatit ***. ***., të shkëputura në kohë9
.
18.1.5 Korrespondencën online të znj. ***. ***. me Bankën *** në ***, ku rezulton se janë
kërkuar informacione mbi llogaritë bankare.
18.2. Përfundimi i Komisionit për këtë hua nuk ka dyshime në lidhje me aftësinë huadhënëse
që ka mundësuar huadhënien nga ***. ***. dhe ***. ***. për subjektin e rivlerësimit, në vlerën
6.000 euro, nuk është i bazuar në gjendjen faktike të provave dhe në dispozitat e ligjit nr.
84/2016.
18.3. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, huaja nuk mund të konsiderohet si burimi i ligjshëm
për krijimin e kësaj pasurie për argumentet si vijojnë:
18.4 Për sa i përket dokumentacionit justifikues, paraqitur nga subjekti i rivlerësimit për të
provuar aftësinë huadhënëse të motrës ***. ***. dhe kunatit ***. ***., Komisioni nuk ka hetuar
mbi vlefshmërinë ligjore dhe provueshmërinë e tyre, por i ka marrë të mirëqena ato. Vlerësojmë

9
Janar 2009, paguar në llogarinë bankare, shuma 4.888,38 paund, dhjetor 2008, paguar shuma 1.282,97 paund,
shkurt 2007, paguar shuma 1.581,48 paund, dhjetor 2006, paguar shuma 1.507,69 paund, korrik 2006, paguar
shuma 1.398,72 paund, shkurt 2006, paguar shuma 1.182,87 paund.
Faqe 12 nga 24
se gjithë provat e paraqitura faktojnë deklarimin e personave të lidhur mbi jetesën dhe
mundësinë e punësimit në ***, por asnjë prej tyre nuk provon të ardhurat e realizuara nga
punësimi. Dokumentet e mësipërme janë fotokopje të thjeshta, disa vetëm në gjuhën ***. Nga
ana formale, këto dokumente nuk kanë fuqi provuese, sepse janë kopje, pa vulë apostile, disa
pa përkthim dhe të tjerat me përkthim të thjeshtë, i mungon vërtetimi i nënshkrimit të
përkthimit nga noteri publik.
18.5 Komisioni e ka konsideruar motrën ***. ***. dhe kunatin e subjektit, ***. ***., person
tjetër të lidhur10
, dhe, mbështetur në nenin 49, të ligjit 84/2018, ka administruar dokumentacion
bankar për llogaritë e tyre.
18.6 Komisioni, edhe pse ka administruar me cilësinë e provës dokumentacionin bankar të
personit të lidhur, nuk ka verifikuar përmbajtjen e tyre. Nga verifikimi i lëvizjeve të llogarive
bankare të znj. ***.***. në ***, rezulton se vetë subjekti në dy raste ka derdhur shuma në
llogarinë në euro të motrës ***. ***. në ***. Konkretisht, në vitet 2005 – 2006 janë kryer disa
derdhje në llogari, me përshkrimin: pagesë për studime, nga të cilat, në korrik 2006, depozituar
5.000 euro nga Besnik Muçi, në shtator 2006, depozituar 6.000 euro nga Besnik Muçi dhe në
tetor 2007, tërhequr 5.000 euro nga Besnik Muçi, me prokurë. Shumat e derdhura për studime
duket që janë transferuar/tërhequr me pjesë.
18.7 Komisioni nuk ka pyetur subjektin për shumat me të cilat ka kredituar llogaritë e motrës
së tij, ndërkohë që kjo e fundit i ka dhënë huan në shumën 6.000 euro, fakt i cili në optikën e
Komisionerit Publik do të duhej të hetohej në mënyrë shteruese.
18.8 Në çdo rast, aktet e administruara në dosje nuk provojnë mundësinë huadhënëse të
personit tjetër të lidhur, z. ***. ***. dhe z. ***.***. në vitin 2006. Gjithashtu, konkluzioni i
Komisionit është i pabazuar, pasi ai nuk mbështetet në asnjë analizë financiare. Komisioni për
sa ka arsyetuar në vendim, nuk na rezulton që të ketë kryer analizë financiare dhe të ketë hetuar
nëse familja e huadhënësit ***. ***. dhe ***.***. ka realizuar apo jo të ardhura të ligjshme,
numrin e personave të përbërjes familjare, si dhe shpenzime të kryera nga ata për jetesë apo
dhe të tjera në periudhën e emigrimit, nëse kanë investuar në pasuri, me qëllim përllogaritjen e
mundësisë së tyre për të dhënë këtë hua.
18.9 Referuar përmbajtjes së akteve të administruara, nga ana e Komisionit nuk është
administruar asnjë provë mbi ligjshmërinë e krijimit të pasurisë së personit tjetër të lidhur, znj.
***. ***. dhe z. ***. ***., që ka shërbyer si burim për dhënien e huas. Komisioni është mjaftuar

10
Bazuar në pikën 14 nenit 3 dhe pikë 4 nenit 32 të ligjit 84/2016.
Faqe 13 nga 24
me faktin që gjendje në llogarinë bankare të znj. ***. ***. në ***, në datë ***.12.2005, ishte
shuma 8.600 euro dhe nuk ka hetuar më tej në këtë drejtim.
18.10 Në përgjigjet e pyetësorit nr. ***, datë ***.6.2018, subjekti, njëkohësisht me dorëzimin
e provave, ka shprehur gatishmërinë për paraqitjen e dokumentacionit shtesë nga motra dhe
bashkëshorti i saj për justifikimin e të ardhurave për punën në emigracion, ***. Komisioni në
vlerësimin e tij nuk e ka quajtur të nevojshme të thellonte hetimin me marrjen e provave të tjera
në lidhje me burimin e krijimit të të ardhurave të personave huadhënës.
18.11 Në zbatim të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës, nenit 3, pika 4, 30 dhe nenit 32
pika 4 e ligjit nr. 84/2016, Komisioni duhet të dilte në përfundimet përkatëse për ligjshmërinë
e të ardhurave të personit tjetër të lidhur, vetëm pasi të krijonte bindjen se ato (të ardhurat)
ekzistonin në momentin e dhënies së huas dhe se ekzistenca e tyre justifikohej nga burime të
ligjshme.
18.12 Në mënyrë të përmbledhur, sa analizuam më sipër mbi kursimet dhe huatë, nga analiza
financiare e vitit 2006 mbi mbulimin e shpenzimeve të subjektit me të ardhurat e ligjshme në
kuptim të pikës 1 dhe 3, të nenit D të aneksit të Kushtetutës, paraqitet si më poshtë:
Tabela nr.1 – Analizë financiare, viti 2006
Viti 2006
Të ardhura nga pagat SR 811.96711 lekë
Të ardhura nga pagat e bashkëshortes 62.83312 lekë
Total i të ardhurave familjare 874.800 lekë
Shpenzime minimale jetese 600.000 lekë
Shpenzim për blerjen e apartamentit 1.900.000 lekë
Shlyer detyrime 500.00013 lekë
Total i shpenzimeve 3.000.000 lekë
Ndryshimi i likuiditeteve në llogaritë bankare (106.048) lekë
Diferenca për mbulimin e shpenzimeve (2.019.152) lekë
18.13 Ndryshe nga përfundimet e arritura nga Komisioni, të cilat janë pasqyruar në pjesën
arsyetuese të vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, në vlerësimin e Komisionerit Publik, në lidhje me
burimin e ligjshëm të krijimit të të ardhurave që janë deklaruar se kanë shërbyer për blerjen e
pasurisë së paluajtshme “Apartament banimi me sipërfaqe 57 m2
, me adresë rr. “*** ***”, na

11 Të ardhurat neto sipas vërtetimit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, datë ***.10.2016.
12 Të ardhurat neto sipas vërtetimit nga DAR, Tiranë, datë ***.10.2016.
13 Shlyer huaja ndaj të atit sipas deklarimit në deklaratën vjetore të vitit 2006.
Faqe 14 nga 24
rezulton se subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Muçi, ka kryer deklarim të pamjaftueshëm, në
referencë të pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016.
A.2 Për pasurinë, apartament banimi me sip.78.4 m2
, ndodhur në ***.
19. Në deklaratën “Vetting”, subjekti deklaron: shtëpi banimi, apartament sip. 78.4 m2
, me
nr. pasurie ***, vol. ***, f. ***, Rruga ***, ***. Blerë për shumën 75.000 euro, me kontratën
nr.*** rep. dhe *** kol., datë ***.5.2016.
19.1 Burimi i krijimit të pasurisë: (i) Kursime nga të ardhurat prej punës së deklaruesit dhe
bashkëshortes 25.000 euro; (ii) Hua në shumën 15.000 euro nga *** *** dhe *** *** (i vëllai
i bashkëshortes së subjektit me bashkëshorten e tij, shtetase ***), burimi është nga kursimet e
tyre prej punës në kompaninë “***”, në pronësi të babait të *** ***, dhe menaxhimi i dy
dyqaneve, shitje me shumicë dhe pakicë, mobilieri me sip. 2.000 m2
dhe 3.600 m2
, ndodhur në
qytetin ***, ***. Shuma është transferuar nëpërmjet ***, në datën ***.5.2016; (iii) Kredi
bankare pranë ***, Dega “***”, në datën ***.12.2016, në shumën 1.500.000 lekë.
– Në Deklaratën për vitin 2016 (DV-2016), ku pasuria e mësipërme është deklaruar për herë të
parë, deklarohen saktësisht të njëjta të dhëna si më sipër.
19.2 Nga aktet e administruara në dosje rezulton se, më datë ***.5.2016, subjekti i rivlerësimit,
në cilësinë e blerësit, dhe shoqëria e ndërtimit “***” sh.p.k., në cilësinë e shitësit, kanë lidhur
një kontratë shitblerje me rezervë, me nr.*** rep. dhe nr. *** kol., para noteres publike ***.
***, me objekt apartament me sip.78.4 m2
, për çmimin 75.000 euro. Referuar të drejtave dhe
detyrimeve të blerësit, pagesa e plotë e çmimit të apartamentit do të kryhet në dy këste, ku kësti
i parë, në shumën 40.000 euro, rezulton se është shlyer, konfirmuar nga verifikimi i llogarive
bankare të subjektit pranë ***. Subjekti ka depozituar shumën prej 10.000 euro në datë
***.7.2014 dhe 15.000 euro në datë ***.5.2016. Në datë ***.5.2016 rezulton e kredituar
nëpërmjet transfertës bankare shuma prej 14.951,83 eurosh. Shuma e akumuluar prej 40.000
eurosh është transferuar në llogarinë bankare të noteres ***. ***, me përshkrimin “tjetërsim
pasurie sipas kontratës për blerje pasurie nr. *** rep., *** kol., datë ***.5.2016”. Ndërsa,
kësti i dytë, prej 35.000 eurosh, palët kontraktore kanë rënë dakord që të shlyhet nëpërmjet
llogarisë bankare të noterit, deri në maj të vitit 2019. Nga korrespodenca e ndjekur e Komisionit
me ZVRPP-në *** konfirmohet se në kjo pasuri është e regjistruar në emër të subjektit të
rivlerësimit dhe, sipas kartelës së pasurisë së datës ***.6.2018, në seksionin “***14”, rezulton

14 Seksioni i hipotekave, vendimeve të Gjykatës, kufizimeve etj.
Faqe 15 nga 24
se kjo pasuri është e bllokuar në favor të shitësit deri në likuidimin e plotë të shumës, çmimit
të shitjes.
19.3 Komisioneri Publik, nga analizimi tërësor i provave të administruara, bazuar në kërkesat
e nenit D, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 32/4, të ligjit nr. 84/2016, vlerëson se edhe në
këtë rast arsyetimi dhe konkluzionet e Komisionit në lidhje me burimin e ligjshëm të krijimit
të kësaj pasurie nuk gjejnë mbështetje ligjore. Referuar gjendjes së akteve dhe vlerës provuese
të tyre rezulton se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk kanë arritur të
justifikojnë bindshëm burimin e krijimit të pasurisë. Komisioni, në mënyrë të gabuar, ka
mbajtur qëndrimin në lidhje me huan prej 15.000 eurosh nga personat e lidhur se: “shuma është
transferuar nëpërmjet ***… çka do të thotë se kemi të bëjmë me një transfertë nga banka në
bankë, duke legjitimuar kështu burimin i të ardhurave që justifikon këtë gjendje financiare në
bankën e origjinës prej nga është bërë transferta” (f. 25 e vendimit).
19.4 Komisioneri Publik çmon se pasja ose jo e likuiditeteve në llogari bankare apo transferta
bankare nuk janë fakte që legjitimojnë burimin e të ardhurave. Vlerësimi mbi legjitimimin e
burimit të pasurisë del si rezultat i hetimit administrativ të Komisionit dhe bëhet vetëm nëse
plotësohen kushtet e nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës dhe nenit 32/4, të ligjit nr. 84/2016.
Pra identifikohet dhe provohet burimi i ligjshëm dhe pagimi i detyrimeve tatimore. Në këto
kushte, në vijim paraqesim vlerësimin tonë për secilin zë financiar, i cili është deklaruar nga
subjekti si burim krijimi.
19.5 Mbi shumën prej 25.000 eurosh, deklaruar nga subjekti si kursim ndër vite. Referuar
deklaratave periodike të pasurisë, subjekti, duke filluar nga viti 2009 – 2016, ka deklaruar si
kursime vjetore shuma të cilat, nga analiza vjetore, rezulton se i mbulon me të ardhura të
ligjshme. Këto kursime pjesërisht janë depozituar në sistemin bankar dhe pjesërisht janë
deklaruar cash. Shuma e akumuluar është përdorur nga subjekti për shlyerjen e një pjese të
detyrimit ndaj shoqërisë së ndërtimit, shitësit.
19.6 Mbi kredinë bankare. Subjekti ka deklaruar kredi bankare nga ***, konfirmuar nga kjo e
fundit me anë të shkresës nr. ***, datë ***.6.2018, disbursuar në llogarinë bankare të më datë
***.12.2016 dhe e tërhequr cash nga subjekti. Subjekti ka vënë në dispozicion një mandat të
Bankës ***, ku verifikohet derdhja e shumës prej 14.000 eurosh, datë ***.12.2016, në favor të
shoqërisë “***” sh.p.k., me përshkrim veprimi: derdh B. Muçi, shlyerje detyrimi për banesë,
kredi te *** të ardhurat personale, çka përputhet me deklarimin e subjektit në deklaratën
“Vetting” dhe në pyetësorët e Komisionit mbi përdorimin e kredisë së marrë, dhe një pjese të
kursimeve personale për likuidimin e këstit prej 14.000 eurosh.
Faqe 16 nga 24
19.7 Mbi huan nga kunati rezulton se shuma prej 14.951,83 euro është transferuar në llogarinë
bankare të subjektit pranë ***, në datë ***.5.2016. Mbi mundësinë e personave të lidhur për
kursimin e shumës dhe ligjshmërisë së saj, rezulton se subjekti ka paraqitur në cilësinë e provës
dokumente nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Republika e ***, për shtetasit *** *** ***
dhe *** ***. Ky dokumentacion është i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar, dhe tregon
se shtetasit e mësipërm kanë paguar sigurime shoqërore në përputhje me legjislacionin në fuqi
për periudhat: viti 2006 (1 muaj); viti 2007 (2 muaj), si dhe për periudhën 2012 – 2017 për
shtetasen ***. ***. ***. Ndërsa për shtetasin ***. ***. rezulton se janë paguar sigurime
shoqërore për periudhën 2012-2017.
19.8 Ndryshe nga përfundimi i Komisionit se: “duke marrë në konsideratë analizën e llogarive
bankare, deklarimet e subjektit… nuk ka dyshime në lidhje me ligjshmërinë e burimit të krijimit
të këtyre të ardhurave monetare15”, Komisioneri Publik çmon se aktet e administruara nuk të
krijojnë bindjen se të ardhurat e deklaruara si hua justifikojnë burimin e ligjshëm të tyre, pasi
dokumentacioni i paraqitur nga subjekti prej Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ***, merret
me rezervë për vlerën provuese të tyre. Në aspektin formal, ky dokumentacion nuk shoqërohet
me vulën apostile, si dhe nuk vërteton se sa janë të ardhurat e realizuara nga personat e lidhur
për periudhën 2012 – 2016. Edhe në këtë rast rezulton se Komisioni nuk ka hetuar apo të ketë
kryer analizë financiare mbi të ardhurat e realizuara nga huadhënësit, kostot e jetesës së tyre
dhe mundësinë e këtyre personave për të dhënë hua shumën prej 15.000 eurosh. Si rrjedhim,
për sa kohë që subjekti dhe personat e lidhur nuk provojnë bindshëm ligjshmërinë e kësaj huaje,
në kuptim të nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 32/4, të ligjit nr. 84/2016, subjekti i
rivlerësimit gjendet në pamundësi financiare për mbulimin me të ardhura të ligjshme për
blerjen e pasurisë së mësipërme (për pjesën e deklaruar të mbuluar nga huaja). Në mënyrë të
përmbledhur, analiza financiare e vitit 2016 paraqitet në tabelën e mëposhtme:
Tabela nr. 2
Analizë financiare viti 2016
Të ardhura nga pagat SR 1.633.177,00 lekë
Të ardhura nga pagat Bsh 433.008,00 lekë
Të ardhura nga qiraja 120.00016,00 lekë
Total i të ardhurave të subjektit (I) 2,186,185.00 lekë
Hua bankare (II) 1.660.00017,00 lekë
Likuiditete cash dhe në llogarinë bankare, të përdorura për blerjen e
apartamentit18 (III) 3.682.463,95 lekë
Total likuiditete në dispozicion (IV = I+II+III) 7.528.648,95 lekë

15 F. 27 e vendimit.
17 Hua nga *** 1.500.000 lekë dhe overdraft 160.000 lekë.
18 Sipas konfirmimeve të llogarive bankare në fillim dhe në fund të vitit 2016 dhe deklarimeve të subjektit mbi
përdorimin e kursimeve të akumuluara.
Faqe 17 nga 24
Shpenzime jetese 750.000,00 lekë
Shpenzime shkollimi 162.324,00 lekë
Shpenzim blerje apartamenti 7.302.42019,00 lekë
Shpenzime blerje automjeti 838.426,00 lekë
Shpenzime rinovim shtëpie 468.000,00 lekë
Shpenzime udhëtimi 37.876,00 lekë
Total i shpenzimeve (V) 9.559.046,00 lekë
Diferenca për mbulimin e shpenzimeve (VI = IV-V) (2.030.397,05) lekë
20. Mosdeklarimi i pasurisë
20.1 Gjatë hetimit administrativ të Komisionit, nga të dhënat e Regjistrit Noterial Shqiptar
pranë Ministrisë së Drejtësisë20, ka rezultuar se bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit së
bashku me familjarët e saj (prindërit, e motra dhe vëllai), në cilësinë e bashkëpronares me pjesë
të barabarta dhe e pandarë të pasurisë së paluajtshme, truall me sip.178 m2
dhe sip. ndërtese
100 m2
, ka nënshkruar një kontratë shitje më datë ***.1.2018, me nr. *** rep., dhe nr. *** kol.,
për kalimin e pronësisë së këtyre pasurive për çmimin 1.300.000 lekë, kundrejt blerësit ***.
***. Nisur nga ky fakt, Komisionit i ka rezultuar se këto pasuri nuk janë deklaruar ndonjëherë
as në deklaratat periodike, ashtu dhe në atë Vetting, për rrjedhojë nga Komisioni është
konsideruar si pamjaftueshmëri në deklarim.
20.2 Mbi arsyet e mosdeklarimit të këtyre pasurive, subjekti, ndër të tjera, ka pretenduar se
prona e mësipërme është ndërtuar mbi truallin e dhënë nga shteti, rreth vitit 1985, nga babai i
bashkëshortes, shtetasi ***. ***. Në vitin 1997, pasi jemi martuar, bashkëshortja ime është
shkëputur nga familja e saj. Në momentin që prona është dashur të shitet, noteri publik, duke
e konsideruar një pjesë të kësaj prone truallin mbi të cilin është ndërtuar shtëpia, si pronë e
familjes bujqësore, pasi i është dhënë familjes nga shteti pa shpërblim para vitit 1991, për ta
konsideruar të vlefshme shitjen, ka kërkuar nënshkrimin e të gjithë bashkëpronarëve. Pra,
bashkëshortja është shkëputur nga familja prej 21 vitesh dhe nuk është konsideruar asnjëherë
bashkëpronësia e kësaj prone,si dhe nuk janë përfituar asnjëherë fruta civile prej saj. Ndërkohë,
në shpjegimet shtesë, gjatë seancës dëgjimore të datës ***.7.2018, subjekti ka sqaruar ndër të
tjera se: … mund të diskutohet bashkëpronësia vetëm mbi truallin, kjo për shkak se trualli është
dhënë nga shteti për ndërtim rreth vitit 1985 (para vitit 1991, vetëm shteti ishte pronar i
pasurive të paluajtshme). Ndërtesa është ndërtuar me kontributin e prindërve të bashkëshortes
rreth vitit 1985 dhe, rrjedhimisht, këta të dy janë bashkëpronarë të saj.
20.3 Komisioni, duke u bazuar në interpretimet e legjislacionit të kohës, si ligji nr. 7512, datë
10.8.1991, “Për mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura

19 Kundërvlera e shumës së paguar gjatë vitit 2016, prej 54.000 eurosh.
20 Referuar përgjigjes së ardhur nga Ministria e Drejtësisë me nr. *** prot., datë ***.1.2018.
Faqe 18 nga 24
dhe privatizimit” (i shfuqizuar), Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 432, datë 14.8.1995, “Për
procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në zonën urbane të fshatit” (i shfuqizuar),
rregullimit ligjor të tjetërsimit të sendeve të përbashkëta sipas Kodit Civil të vitit 1981,
bashkëpronësinë midis anëtarëve të familjes bujqësore sipas nenit 222 të Kodit Civil në fuqi,
ligjit nr. 8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve
dhe kullotave”, si dhe në interpretim të jurisprudencës në lidhje me familjen bujqësore, ka
arritur në konkluzionin se: “është më se e qartë se familja bujqësore është një grupim, përbërja
e së cilës është në ndryshim të vazhdueshëm, ku hyjnë e dalin anëtarë për shkak të veprimeve
të caktuara juridike (vajza martohet del nga familja bujqësore dhe nusja që vjen bëhet pjesë e
familjes bujqësore, djali që shkëputet nga trungu familjar del nga familja bujqësore), si dhe
për shkak të ligjit. Për rrjedhojë, personi i lidhur, me martesën e kryer me subjektin, ka humbur
statusin e anëtares së familjes bujqësore të përfaqësuesit të saj… Sa më sipër, pronësia e
shtëpisë së banimit (përfshirë edhe pronësinë mbi truallin) nuk gjen rregullim ligjor në ligjin
nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”… Pavarësisht firmosjes nga ana e personit të lidhur me
subjektin (bashkëshortja e tij) në kontratën e shitblerjes së shtëpisë së banimit, kemi të bëjmë
me një interpretim të gabuar të ligjit nga noteri publik, duke e konsideruar shtëpinë e banimit
në fshat… si një pasuri në pronësi të familjes bujqësore. Për rrjedhojë, si subjekti, ashtu dhe
personi i lidhur me të, nuk kanë pasur detyrimin ligjor të deklarojnë këtë pasuri…” (f. 29, 30
dhe 31 e vendimit).
20.4 Nga hetimi administrativ i Komisionit21 ka rezultuar gjithashtu se në pronësi të babait të
bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit, në cilësinë e përfaqësuesit të familjes bujqësore, në
z. k. nr.***, ***, *** janë të regjistruara pasuritë e llojit:
i. “Arë”, me sip. 1.092 m2
dhe sip.1.071 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***.1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.3.2008;
ii. “Arë”, me sip. 1.120 m2
dhe sip.1.120 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***.1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.3.2008;
iii. “Arë”, me sip. 2.177 m2
dhe sip. 2.120 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***.1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.3.2008;
iv. “Arë”, me sip. 2.000 m2
dhe sip.1.995 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***.1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.3.2008;
v. “Arë”, me sip. 2.250 m2
dhe sip.1.600 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***.1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.3.2008;
vi. “Arë”, me sip. 600 m2
, statusi “Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.3.2008.

21 Referuar shkresës së ZVRPP-së ***, protokolluar pranë Komisionit me nr. *** prot., datë ***.1.2018.
Faqe 19 nga 24
20.5 Nga korrespodenca me Bashkinë ***, Njësia Administrative ***, me anë të shkresës
nr.*** prot., datë ***.6.2018, konfirmohet se sipas certifikatës familjare të z. *** *** (babai i
bashkëshortes së subjektit), në përbërjen e familjes bujqësore, më datë ***.8.1991, rezulton
edhe personi i lidhur, bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit.
20.6 Në vijim të arsyetimit të mësipërm, Komisioni edhe në këtë rast ka konkluduar se
“pavarësisht se znj. ***. *** (personi i lidhur) ka qenë anëtare e familjes bujqësore… prej vitit
1997, kur ajo është shkëputur nga kjo familje për shkak të martesës… ajo nuk mund të përfitojë
të drejta pronësore mbi pasuritë e kësaj familje bujqësore (përveç për shkaqe ligjore, si p.sh.:
trashëgimia) e për rrjedhojë, si subjekti i rivlerësimit, ashtu edhe znj. ***.*** nuk kanë pasur
detyrim ligjor për deklarimin e kësaj pasurie në ILDKPKI” (f. 33 e vendimit).
20.7 Referuar shkresës së ZVRPP-së ***, protokolluar pranë Komisionit me nr. *** prot., datë
***.1.2018, rezulton se edhe i ati i subjektit të rivlerësimit, z. ***. ***, në z. k. nr. ***, ***,
*** ka të regjistruara pasuritë e llojit:
i. “Truall”, me sip. 300 m2
dhe ndërtim me sip. 160 m2
, për të cilën nuk është bërë pajisja
me certifikatë pronësie;
ii. “Arë”, me sip. 455 m2
dhe sip. 488 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***.1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.9.2006, pa referencë në Arshivë;
iii. “Arë”, me sip. 1550 m2
dhe sip. 1524 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.7.2003, pa referencë në Arshivë;
iv. “Arë”, me sip. 831 m2
dhe sip. 858 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, ***. 1996, statusi
“Familjare”, me datë lëshimi të certifikatës ***.12.2002;
v. “Arë”, me sip. 2.250 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, statusi “Familjare”, për të cilën nuk
është bërë pajisja me certifikatë pronësie;
vi. “Arë”, me sip. 3520 m2
, sipas AMTP-së nr. ***, statusi “Familjare”, me datë lëshimi
të certifikatës ***.8.2003.
20.8 Nga korrespodenca e Komisionit me Bashkinë ***, Njësia Administrative ***,
konfirmohet se në certifikatën familjare të z. *** *** (babai i subjektit), më datë ***.8.1991,
në përbërjen e familjes bujqësore rezulton edhe subjekti i rivlerësimit.
20.9 Komisioneri Publik, në shqyrtim të akteve të administruara, pretendimeve dhe provave
të dorëzuara nga subjekti, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Komisioni se si
shkak i martesës humbet të drejtat e bashkëpronësisë në tërësi nga familja bujqësore, është
rrjedhojë e keqinterpretimit të ligjit civil. Nisur nga arsyetimi dhe përfundimet e Komisionit,
duket sikur ky i fundit, bazuar në nenin 5/c, të ligjit nr. 8337/1998, “Për kalimin në pronësi të
tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”, ku përcaktohet se në çastin e kalimit të
Faqe 20 nga 24
pronësisë të tokës bujqësore kërkohen aktet që vërtetojnë përbërjen e familjes bujqësore, në
mënyrë të gabuar, ipso jure ka zhveshur nga bashkëpronësia në tërësi e familjes bujqësore,
sipas Kodit Civil, subjektin e rivlerësimit dhe bashkëshorten e tij, e rrjedhimisht, për qëllim të
procesit të rivlerësimit ka konkluduar se subjekti i rivlerësimit nuk gjendet në kushtet e
deklarimit të pamjaftueshëm dhe mosdeklarimit të pasurisë, referuar nenit D, pika 5 e aneksit
të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016.
20.10 Komisioneri Publik, bazuar në aktet e administruara, vlerëson se si subjekti i rivlerësimit
dhe personi i lidhur me të (bashkëshortja), sipas gjendjes familjare të datës ***.8.1991 kanë
qenë pjesëtarë të familjeve bujqësore respektive dhe kanë përfituar tokë bujqësore sipas ligjit
nr. 7501/1991, “Për tokën”, regjistruar në ZVRPP-në ***, me statusin “familje bujqësore”.
Bazuar në nenin 22222 të Kodit Civil, ata tërheqin të drejta reale pronësore mbi pasuritë e
mësipërme dhe sipas nenit 4, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 9049/2003, të ndryshuar, ata kanë
pasur detyrimin ligjor t’i deklaronin këto pasuri dhe të drejtat reale mbi to, sipas Kodit Civil23
.
Bashkëpronësia midis anëtarëve të familjes bujqësore paraqitet si bashkëpronësi në tërësi dhe
për sa kohë nuk është bërë pjesëtimi sipas nenit 207 të Kodit Civil, ndaj saj zbatohen rregullat
e përgjithshme dhe të posaçme të Kodit Civil për kryerjen e veprimeve juridike në tërësi apo
dhe disponimit mbi to në veçanti.
20.11 Sipas ligjit nr. 7501/1991, ligjvënësi e njohu bashkëpronësinë mbi tokën bujqësore për
të gjithë ata anëtarë të familjeve shqiptare që banonin dhe jetonin në fshat apo në ferma të
ndryshme, por që ishin në përbërjen familjare të familjes bujqësore para daljes së këtij ligji,
datë ***.7.1991. Pra, në këtë rast, vetëm ata persona që kishin lindur para datës ***.8.1991,
kishin të drejtë të përfitonin nga dispozitat e ligjit, për t’u bërë bashkëpronarë të tokës
bujqësore, e që do të përfitonin pas shpërbërjes së kooperativave dhe fermave bujqësore. Numri
i anëtarëve të gjallë të familjeve bujqësore dhe rrjedhimisht numri i personave që do të ishin
bashkëpronarë mbi tokën bujqësore, ishte një numër i përcaktuar me miratimin e ligjit “Për
tokën” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 255, datë 2.8.1991, “Për kriteret e ndarjes së
tokës bujqësore24”. Në analizë literale të këtyre normave konstatojmë se natyra e
bashkëpronësisë së familjes bujqësore në këtë rast, referuar edhe nenit 222 të Kodit Civil të
vitit 1994, nuk mund të ndryshojë nën logjikën e pakësimit apo shtimit në mënyrë benificiare,

22
“Pronësia mbi pasurinë e anëtarëve të familjes bujqësore u përket në tërësi anëtarëve të saj, të cilët, nëpërmjet
punës ose të drejtave të tjera të fituara, kanë kontribuar në krijimin e në mbajtjen e ekonomisë bujqësore”.
23 Togfjalëshi “sipas Kodit Civil” është shtuar nga neni 4 i ligjit nr. 42/2017.
24 Sipas pikës 2/1, 2 të këtij vendimi: “Në të gjitha rastet, toka ndahet përpjesëtimisht për çdo familje sipas numrit
të frymëve të gjendjes civile në datën 1 gusht 1991. Në numrin e frymëve të familjes bujqësore anëtare të
kooperativës bujqësore do të llogariten gjithë frymët e saj, si: fëmijët, nxënësit, studentët, ushtarët, pensionistët,
anëtarët e familjeve kooperativiste që punojnë me kontratë të përkohshme dhe refugjatët, pavarësisht nga seksi…”.
Faqe 21 nga 24
si shkak largimi apo ardhje të anëtarëve në familjen bujqësore nga martesa. Bashkëpronësia në
tërësi e familjes bujqësore, për sa kohë nuk është pjesëtuar sipas rregullave të nenit 207 të Kodit
Civil, secili prej tyre tërheq të drejta dhe detyrime ndaj asaj pasurie, qëndrim ky i konsoliduar
edhe nga jurisprudenca e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë25
.
20.12 Komisioneri Publik vlerëson se nuk ka asnjë rrethanë ligjore që subjekti i rivlerësimit
dhe personi i lidhur me të të mos deklarojnë saktësisht dhe mjaftueshmërisht pasuritë e tyre në
pronësi dhe bashkëpronësi. Neni D, pikat 1, 2 dhe 5 të aneksit të Kushtetutës, neni 32, pika 1
të ligjit nr. 84/2016, pika 7 e udhëzimit të ILDKPKI-së, datë 10.10.2016, si dhe formulari i
deklarimi të pasurisë për procesin e rivlerësimit 2017, detyron subjektin e rivlerësimit për
deklarimin saktësisht dhe mjaftueshmërisht të “pasurisë” së tij dhe personave të lidhur, për
“burimin” në momentin e krijimit të saj, ku me burim në këtë rast përfshihet si origjina, pra
shkaku apo veprimi i ligjshëm që passjell disponimin dhe të drejtat pronësore të pasurisë, ashtu
dhe mjetet financiare që kanë shërbyer për krijimin e saj. Në këtë drejtim, deklarata e pasurisë
“Vetting”, shtojca nr. 2 e ligjit nr. 84/2016, është mjaft e qartë kur përcakton se: Objekti i
deklarimit: “Të gjitha pasuritë e akumuluara ndër vite deri në ditën e dorëzimit të deklaratës së
pasurisë, sipas nenit 3, pika 11 e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve
në Republikën e Shqipërisë”, burimet e krijimit të tyre dhe të drejtat reale mbi to, të
ndodhura brenda dhe jashtë vendit, të cilat ndodhen në pronësi, në posedim ose në përdorim
nga subjekti i rivlerësimit apo në bashkëpronësi të tij me bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/en,
fëmijët në moshë madhore dhe/ose persona të tjerë të lidhur. Përshkruani hollësisht: llojin,
sipërfaqen, adresën ku ndodhen, vitin e krijimit, vlerën në lekë apo në valutë që pasqyrohet në
dokumentacionin që dispononi, çmimin e blerjes, në mungesë të dokumenteve shumën e
shpenzimeve që keni kryer, pjesën takuese që zotëroni dhe burimet e krijimit të çdo lloj pasurie
të regjistruar ose jo në regjistrat publikë”.
20.13 Bazuar në sa më sipër trajtuar, provohet se subjekti i rivlerësimit së bashku me personin
e lidhur (bashkëshortja) ndodhen në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për
kriterin e pasurisë, në kundërshtim kjo me përcaktimet e nenit D, të aneksit të Kushtetutës dhe
ligjit nr. 84/2016. Aplikimi i nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016, gjen zbatim si pasojë e kësaj
gjendje fakti, konstatuar gjatë hetimit administrativ për qëllim të procesit të rivlerësimit. Në
këtë drejtim mbajmë në konsideratë edhe pikën 75 të vendimit nr. ***, datë ***.9.2018, të
Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku ndër të tjera shprehet se: “Dispozitat kushtetuese dhe
ligjore për procesin e rivlerësimit për kriterin e pasurisë, në asnjë rast nuk e lidhin
pamjaftueshmërinë e deklarimit me elementet subjektive të dashjes apo qëllimit”. Në këtë

25 Referohu vendimit nr *** i vendimit (***), datë ***.2.2014 dhe nr. *** i vendimit (***), datë ***.4.2018.
Faqe 22 nga 24
proces subjektit të rivlerësimit, bazuar në nenin D të aneksit të Kushtetutës, i duhet të shpjegojë
bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave dhe nuk duhet të fshehë ose të
paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij. Në shtojcën
2, të ligjit nr. 84/2016, në pjesën informuese të deklaratës së pasurisë për procesin e
rivlerësimit, subjektet janë informuar mbi sanksionet në rast mosplotësimi me saktësi dhe
vërtetësi të saj. Procesi i rivlerësimit është një procedurë administrative/sanksionuese (dhe
asnjëherë një proces penal), e cila ofron të gjitha garancitë e një procesi të rregullt ligjor. Në
lidhje me deklarimin e pasurisë, ligji nuk ka pasur në qëllim të tij përcaktimin e rrethanave
lehtësuese apo rënduese, të lidhura me dashjen apo qëllimin, pasi në të kundërt do të kishte
bërë përcaktime të tilla, si në nenin 38 për standardet e kontrollit të figurës”.
21.Mosmbulimi i shpenzimeve vjetore të subjektit nga të ardhura të ligjshme
21.1 Për subjektin e rivlerësimit, bazuar në analizën financiare mbi të ardhurat dhe shpenzimet,
duke marrë në përllogaritje vetëm ato të ardhura që në kuptim të nenit D, pika 3 e aneksit të
Kushtetutës konsiderohen si të ligjshme, përveçse sa më sipër analizuar, lidhur me vitet kur ka
investuar në pasuritë 1 dhe 226
, konstatohet gjithashtu se subjekti nuk mbulon me të ardhura të
ligjshme shpenzimet dhe kursimet vjetore për vitet 2003, 2004 dhe 200527, konkretisht
paraqitur në formë tabelare si vijon:
Tabela nr. 3
Viti 2003 2004 2005
Të ardhura nga pagat SR 642.156 lekë 806.657 lekë 87.398 lekë
Të ardhura nga pagat, bashkëshortja 119.000 lekë – –
Totali i të ardhurave 761.156 lekë 806.657 lekë 787.398 lekë
Shpenzime jetese 600.000 lekë 600.000 lekë 600.000 lekë
Shpenzime qiraje 144.000 lekë 200.000 lekë 200.000 lekë
Shpenzime për blerje pajisjesh
elektroshtëpiake 120.000 lekë 130.000 lekë
Totali i shpenzimeve 864.000 lekë 930.000 lekë 800.000 lekë
Kursime cash 200.000 lekë
Ndryshimi i likuiditeteve në llogaritë bankare – – (12.657,67) lekë
Diferenca për mbulimin e shpenzimeve (102.844) lekë (123.343) lekë (199.944,33) lekë
21.2 Balancat negative midis të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve, paraqitura më sipër,
kanë rezultuar edhe nga analiza financiare e kryer nga Komisioni, i cili në përfundim ka
arsyetuar se: “…balancat financiare negative ndër vite janë të papërfillshme në lidhje me
intensitetin e të ardhurave dhe të shpenzimeve të kryera… (f. 36 e vendimit).

26 Vitet 2006 dhe 2016.
Faqe 23 nga 24
21.3 Komisioneri Publik vlerëson se ky konkluzion përgjithësues i Komisionit, mbi intensitetin
e të ardhurave dhe shpenzimeve të subjektit, nuk gjen asnjë mbështetje ligjore, pasi në një
ekonomi familjare të ardhurat e ligjshme duhet të mbulojnë në çdo rast shpenzimet e kryera
për konsum, kursime dhe investime/pasuri. Ky është dhe qëllimi i dispozitës kushtetuese, neni
D/3, kur shprehet se: “subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të
pasurive dhe të të ardhurave”, në të kundërt nëse raporti i ligjshmërisë së të ardhurave me
shpenzimet, kursimet apo investimet e kryera do të ishte i zhdrejtë, atëherë rrjedhimisht do të
gjente zbatim neni 61/3, i ligjit nr. 84/2016, pra subjekti do të gjendej në situatën e deklarimit
të pamjaftueshëm të pasurisë së tij.
21.4 Sa më sipër provohet se për vitet: 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 201628, subjekti nuk mbulon
shpenzimet dhe kursimet me të ardhura të ligjshme. Si rrjedhojë, subjekti gjendet në kushtet e
deklarimit të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë, duke rezultuar kështu për këto
vite me pasuri apo të ardhura më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht sipas nenit
D/3, të aneksit të Kushtetutës.
III.Kërkimi i ankimit
22. Nisur nga parashikimi i nenit 179/b/5 të Kushtetutës, nenit, C/2, Ç, D dhe F/7, të aneksit të
Kushtetutës, vlerësojmë se ndryshe nga sa ka disponuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për
kriterin e pasurisë, Komisioneri Publik, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të
administruara, nuk krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit arrin një nivel të besueshëm në
vlerësimin e kriterit të pasurisë, sipas nenin 59/1, të ligjit nr. 84/2016.
23. Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk
është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se: (i) subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të
nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive të
deklaruara, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016;
(ii) Për vitet 2003, 2004 dhe 2005, 2006 dhe 2016 ka mungesë burimesh financiare të ligjshme
për të justifikuar shpenzimet dhe kursimet e deklaruara, si dhe (iii) ka kryer mosdeklarim të
pasurisë dhe deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e pasurisë, referuar nenit D, pika 1 dhe
5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016.
24. Nisur nga fakti se Komisioneri Publik është i detyruar që kompetencën e tij për të ushtruar
ankim ndaj vendimeve të Komisionit ta mbështesë vetëm në aktet dhe provat e administruara
gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit nga ana e Komisionit, pa pasur mundësinë ai vetë,

28 Për vitet 2006 dhe 2016 referohu analizës në tabelat nr. 1 dhe nr. 2.
Faqe 24 nga 24
Komisioneri Publik, që të ketë akses në burimet e informacionit dhe të disponojë për marrjen
e provave;
25. Bazuar në nenin D dhe F të aneksit të Kushtetutës, neneve 30-34 dhe pika 3, e nenit 61, të
ligjit nr. 84/2016;
26. Kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm
të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, të vendosë:
– Ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zotit Besnik Muçi.
KOMISIONERI PUBLIK
Darjel SINA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *