• |
ide | kryesore

Luan Rama: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve vendore, por pastrimi nga krimi

Lajme, Të fundit



Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama deklaroi se për politikën shqiptare nuk duhet të ketë rëndësi se kur do të vendoset data e zgjedhjeve vendore, por pastrimi i këtij procesi nga krimi.

Në një prononcim për gazetarët pak pas mbarimit të takimit konsultativ me presidentin Ilir Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve të 2019-ës, Rama tha se ai ndau me presidentin shqetësimin e LSI-së.

“Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale” – u shpreh Luan Rama.

Ndërkohë, në emër të socialistëve, Taulant Balla tha sot pas takimit me Metën se alternativat për caktimin e datës për Vendoret janë dy të dielat e fundit të qershorit të 2019-ës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *