• |
ide | kryesore

Ashtu si Jovanotti, Fedez i kushton këngë djalit të tij (Video)

Paparazzi, Slider



Reperi italian, Fedez sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Prima di ogni cosa” dedikuar të birit. Teksti i ndjerë ku ai përshkruan ndjesinë e të qënit baba dhe shpreh dashurinë e pakufi për të birin është kaq rrënqethës dhe sikur të mos duash lotët të dalin vetë. Në videoklipin emocionues ai ka përfshirë bashkëshorten e tij, blogeren e famshme italiane Chiara Ferragni dhe të birin Leone, ku kanë shkëputur disa momente mjaft të bukura familjare. “Puthja e parë, dita e parë në shkollë, dashuria e parë, gabimi i parë, dielli i parë që djeg dhe kjo është hera e parë për mua gjithashtu… Unë të shoh ty para gjithçkaje” – thotë Fedez në rreshtat e tij. Pas publikimit edhe Chiara ka shprehur emocionin e saj kur ka dëgjuar për herë të parë këngën: “Kjo ishte hera e parë që dëgjova këngën e Fedez kushtuar djalit tonë. Ishte 28 mars dhe Leo ishte vetëm 9 ditësh. Mua m’u rrenqeth trupi gjatë gjithë kohës dhe kjo më ndodh akoma çdo herë që dëgjoj këtë këngë. Shpresoj që kjo t’ju prekë edhe juve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *