• |
ide | kryesore

Çfarë fshihet pas miliona klikimeve të artistëve shqiptarë në YouTube

F1, Paparazzi



Muzika shqiptare ka tejkaluar edhe kufijtë…

Por sido që të jetë, miliona klikimet e pëlqimet në kanalin më të njohur në botë YouTube, në fakt nuk është edhe ashtu siç njerëzit e thjeshtë e shohin.

Edhe pse artistët e trojeve shqiptare kanë krijuar mega-hite ndër vite, mundësia për t’i marrë 30 milionë dhe më shumë klikime në youtube, është e vogël, sidomos ‘likes’ që arrijnë një shifër të madhe kur del një këngë e re.

Por, siç duket i erdhi fundi edhe kësaj…

SekretiYjeve ka analizuar mirë disa prej këngëve të fundit të kënduara nga artistë të njohur e që kohë më parë kanë marrë mijëra pëlqime.

Numri I ‘likes’ është zvogëluar dhe nuk dihet akoma nëse hakerët ia kanë vënë syrin Shqipërisë dhe Kosovës apo kjo është e vërteta prapa sukseseve të mëdha në YouTube.

Për ta parë më mirë edhe ju vetë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme me foto të përmbledhura që dëshmojnë ‘likes’ dhe klikime.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *