• |
ide | kryesore

Prindërit e Elvanës në polici për vrasjen në bllok: Mervjol Bilon e kemi nip!

Lajme, Të fundit



Mes personave që janë thirrur në polici për t’u marrë në pyetje për vrasjen në bllok janë edhe prindërit e Elvana Gjatës, të cilët kanë dhënë shpjegime për njohjen që kanë me personat e përfshirë në atentat.

Fatmir Gjata, i cili është i ati i Elvana Gjatës, ka deklaruar se ‘Elvanën kam rreth 2 javë që e kam takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e ka nip, me Ervin Matën ka rreth 1 vit që bashkëjeton’.

Ndërsa Donika Gjata, nëna e këngëtares ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip, dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton.

I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *