• |
ide | kryesore

Këta janë artistët që do hapin koncertin e Elvana Gjatës

Paparazzi, Slider



Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime. Pas lajmit që do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor, Elvana zbuloi këngëtarët që do të jenë të ftuar për të performuar në koncertin e saj që do të mbahet më datë 22 qershor.

I pari i cili do të hapë koncertin është Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *