• |
ide | kryesore

Telashe për Messi: akuzohet për riciklim parash në Argjentinë

Sport



Nuk ka paqe për yjet e mëdhenj të futbollit botëror. Në listën e futbollistëve që kanë probleme me drejtësinë është edhe Lionel Messi, tani për një situatë tjetër nga ajo e evazionit fiskal, me të cilën u desh të bënte pakt pak kohë më parë. Tani numri 10 i katalanasve akuzohet nga Ministri i punëve publike në Argjentinë, Pablo Turano, për riciklim parash në fondacionin që mban emrin e tij. Në shënjestër, si gjithnjë, ka përfunduar edhe i ati i “Pleshtit”, Jorge Horacio, i hetuar për donacionet që vetë “fondacioni Messi” ka marrë në Argjentinë.

Hetimet janë nisur nga denoncimi i një ish-bashkëpunëtori të Fondacionit Leo Messi, që ka folur për manovra të cuditshme mbi para të marra, por të papërdorura për projekte sociale, si në fakt ishte parashikuar në statut. Akuzat janë hedhur poshtë menjëherë nga stafi i Messi: “Denoncimi nuk ka asnjë bazë”, por ndërkohë cështja vazhdon përpara dhe nuk duket kaq e thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *