• |
ide | kryesore

Zgjerimi i Unazës së Tiranës, drejt prishjes shtëpia ku jeton Nexhmije Hoxha

Lajme, Të fundit

Drejtoria e Rrugëve ka njoftuar edhe Nexhmije Hoxhën se duhet të lërë banesën pasi preket nga ndërtimi i “Unazës së madhe” të Tiranës. Idajet Beqiri, avokat i familjes se ish-diktatorit tha për shqiptarja.com se përfaqësues të qeverisë kanë shkuar tek banesa e Hoxhës dhe e kanë vënë në dijeni se një pjesë e godinës 2- katëshe ku ajo jeton do të prishet në kuadër të projektit.

Sipas avokatit, të vesë të Enver Hoxhës nuk i kanë paraqitur asnjë dokument, por vetëm një komunikim me gojë se godina do prishet. Beqiri tha nëse prishet një pjesë e godinës ajo rrezikon shembjen. Ai shtoi se në katin e parë të godinës jeton edhe familja e Rustem Pecit, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai është djali i Shefqet Peçit. Godina është një ish-pulari në zonën e Laprakës, e cila është përshtatur si banesë.

Përsa i përket këtij projekti, banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish sot në protestë. Ata bllokuan sot rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj, ndërsa u shprehën të irrituar, pasi sipas tyre banesat po prishen pa lajmërim.

5 Comments

  1. moj kasolle ku na mlodhe.IDAJET BEQIRI……… sec me kujtohet ne KRUJE ky hetuesi NEXHI XHELIL GJONI sekretar i pare irrethit………..gojet e liga ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu