• |
ide | kryesore

Amaneti i fundit i Nexhmije Pagarusha

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme u nda nga jeta legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e hidhur e dhanë familjaret e saj pasi këngëtarja e shumë hiteve vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë behet e ditur se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj. Ajo ka kërkuar që kur të ndahet nga jeta të varroset me ceremoni private, pa prezencën e mediave.

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës. Ditën e nesërme pritet të mbahen homazhet, e më pas do të bëhet edhe varrimi i saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *