• |
ide | kryesore

Shaqiri përjashtohet nga sfida në Beograd, Klopp: “Asnjë mesazh politik”

F1, Sport



Ishte lojtari më i pritur në Beograd, për sfidën e Champions League mes Liverpool e Crvena Zvezda, por Xherdan Shaqiri nuk do të niset drejt Serbisë me të kuqtë. Polemikat e shkaktuar pas festimit me shenjën e shqiponjës shqiptare, simbol i vendit të origjinës së futbollistit zviceran, kanë bërë që tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, të vendosë të përjashtojë fantazistin, pas shumë mesazheve intimiduese në adresë të tij.

“Kemi dëgjuar e lexuar të gjitha spekullimet për këtë rast, kemi folur për tipin e pritjes që do të kishte aty, edhe pse nuk e kemi cfarë do të ndodhte, duam të shkojmë në Beograd të përqendruar e të mos mendojmë asgjë tjetër”, ishin fjalët e Klopp në faqen zyrtare të Liverpool. “Nuk kemi asnjë mesazh politik, nuk duam shpërqendrime sepse vetëm futbolli është i rëndësishëm. Xherdan është një futbollist i yni, e duam dhe do të luajë për ne shumë herë të tjera, por jo të martën”.

Në Beoagrad e kishin paralajmëruan Shaqirin se do të pritej nga një atmosferë agresive, pikërisht për faktin se në Rusi 2018 festoi golin e tij me shqiponjën me dy krerë, gjë që sollin reagimin e ashpër të Federatës serbe, duke e konsideruar provokim.

Në fakt, Shaqiri me shumë mundësi do të ishte shënjestër e ultrasve nacionalistë serbë edhe pa e bërë gjestin simbolik, por ndoshta më mirë kështu sepse një tjetër festim i shqiptarit në rast goli mund të rikthente episodet e dhunshme që ndërprenë ndeshjen e Serbisë me Shqipërinë dy vjet më parë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *