• |
ide | kryesore

Aksident në Levan, kamioni me lule përfundon në kanal

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Vlorë. Kamioni me targa AA 902 GK i markës “Benz” ka përfunduar me kanalin pranë autostradës. Mësohet se makina transportonte lule dhe pemë dekorative. Paraprakisht thuhet se kamionit i është bllokuar timoni. Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz. Ngjarja shkaktoi bllokim të trafikut për shumë minuta.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *