• |
ide | kryesore

Aksident në Levan, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me barrierat

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident



Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në bypassin e Fierit në afërsi të Spitalit Memorial.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Burime bëjnë me dije se mjeti ka një qenë furgon mallrash dhe se nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që i bllokuar ka mbetur një krah i autostradës Fier-Tiranë.

Sakaq, deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Në vendngjarje kanë shkruar menjëherë ambulanca dhe autoritetet përkatëse të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *