• |
ide | kryesore

Ariana Grande tregon mënyrën si të marësh veten pas ndarjes

Paparazzi, Slider
auto_ariana-grande-crying-manchester-11496816009-1.jpg



30 minuta përpara se ish-i fejuari i saj Pete Davidson të shfaqej në “Saturday Night Live”, Ariana Grande surprizoi të gjithë me një këngë të re, që do të jetë himni i të gjitha ndarjeve. Për çudinë e të gjithëve, Ariana nuk kishte zgjedhur të hidhte vrer mbi ish-të dashurit e saj, teksa i falenderoi, sepse në mënyra të ndryshme kishin kontribuar në personalitetin që ajo ka sot.

“Faleminderit, tjetri” – këndonte Ariana në refrenin e këngës.

Duket se të thuash ekzaktësisht këto dy fjalë ndaj ish-it të ndihmon që të përballesh më mirë me ndarjen e hidhur.

“Është shumë e guximshme dhe fuqizuese të falenderosh ish-partnerin. Mendoje në këtë mënyrë, po e falenderon për atë që të mësoi, si dhe po le pas krahëve atë dhe historinë e shkuar” – tha ekspertja e lidhjes Jaime Gleicher.

Pra, në vend që të drejtojmë gishtin duke treguar fajtorin, le të kujtojmë të gjithë momentet që kishim me të. Ekpertja shprehet për “Cosmopolitan” se nëse arrini të falni në fund të një lidhje, atëherë mendja juaj do të punojë më mirë për të projektuar të ardhmen. Nga ana tjetër, ky veprim tregon shumë maturi.

Kështu që meqë nuk jemi të gjithë yje të pop-it që të shkruajmë hite si “Thank You, Next”, pas ndarjes, ja çfarë mund të bëjmë: të nxjerrim talentin me një letër falenderimi për ish-in, për të gjitha kujtimet, leksionet dhe vështirësitë që na dhuroi.

Dhe tani, shiko vetëm drejt.

Tjetri!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *