• |
ide | kryesore

Idea Real: banja me tablet, për të mos humbur tifozët asnjë gol

Sport



Mund ti ketë takuar të gjithë tifozëve të paktën njëherë që të shkojnë në banjat e stadiumit me rrezikun për të humbur një gol ose një veprim deciziv, por në Spanjë e kanë gjetur zgjidhjen, e thjeshtë por e kushtueshme: të instalohen tableta elektronikë në banjë në mënyrë që tifozi të mund të vazhdojë të shohë ndeshjen njësoj sikur të ishte akoma në tribunë. Idea, që lindi në Zvicër dhe është aplikuar në stadiumin e Leganes, do të aplikohet së shpejti edhe nga Real Madrid.

Zgjidhja mund të jetë qesharake, por pas kësaj ideje është një studim i mirëfilltë marketingu: sponsor e investitorë që mund të vendosin brandet e tyre në stadium përmes një sistemi që tërheq vëmendjen immediate të tifozëve mbi produktin. Një ide që shumë shpejt do të jetë në Santiago Bernabeu, pas punimeve për ristrukturimin e impiantit historik të merengues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *