• |
ide | kryesore

Juventus-Manchester United: valixhja e Pogba tregon të ardhmen?

Sport



Të mërkurën në Allianz Stadium do të luhet Juventus-Manchester United, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy formacionet, që kërkojnë kalimin e turnit, por është edhe rikthimi i Paul Pogba në Torino për herë të parë si kundërshtar.

Francezi është përfolur gjatë gjithë sezonit për nostalgjinë e tij për kampionët e Italisë dhe në aeroport paraqitet pikërisht me mënyrën më të mirë për të shkaktuar sërisht debate mbi të ardhmen e tij. Pogba ka mbërritur në Torino me Manchester United me një valixhe bardhezi, gjë që nuk i shpëtoi askujt…të jetë një shenjë?.

Nëse Juventus fiton këtë ndeshje atëherë siguron vendin parë të grupit, dy javë më shpejt. Red Devils, duhet të bëjnë rezultat për të mos kompromentuar përfundimisht sezonin. Por duke parë ardhjen e Pogba, duket se në Stadium do të luhet më shumë se vetëm ndeshja…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *