• |
ide | kryesore

Europa League/ Përleshje në Sevilla, arrestohen 20 tifozë të Milan

Sport, Video



Nuk duket se do të jetë një ndeshje pa tension ajo mes Betis e Milan. Në fakt jo vetëm përsa i përket anës sportive, ku për italianët rezultati është shumë i rëndësishëm, për t’i marrë vendin e parë spanjollëve e për tu ruajtur nga parakalimi i Olympiacos, por edhe sepse tifozeritë janë konfrontuar, duke e bërë kaotike situatën në qytetin andaluzian.

20 tifozë të Milan janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Sevilla, për akte vandale. Sipas asaj që bën të ditur Estadio Deportivo, ultrasit kuqezinj – në transfertë për të ndjekur ndeshjen e Europa League kundër Betis – kanë dëmtuar makinat dhe ndërtesat, përvecse kanë hedhur shashka e tymuese, duke bërtitur kore ofensive kundër skuadrës spanjolle. Policia lokale ka ndërhyrë duke mbajtur të arrestuar tifozët për gjatë gjithë natës.

https://www.youtube.com/watch?v=RKmZgXbhFMA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *