• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni penalltinë e pabesueshme që “vjedh” Sterling, simulatori i padëshiruar në Angli

Sport, Video



Manchester City e dominoi ndeshjen në Etihad Stadium, përballë shakhtar Donetsk, duke shënuar gjashtë herë në portën e ukrainasve, por përtej futbollit ekspresiv të skuadrës së Guardiola, në ishull nuk është kapërcyer lehtë simulimi i turpshëm i Raheem Sterling, në rastin e golit të dytë.

E pabesueshme ajo që bën sulmuesi i kombëtares angleze për të fituar 11 metërshin: përplas këmbën në tokë dhe rrëzohet i paprekur aspak nga mbrojtësi që e ndiqte. Nuk ka VAR dhe rrjedhimisht arbitri gaboi duke akorduar penalltinë, që Jesus e shndërroi në gol, por gjyqin lojtarit të Citizens ia kanë bërë mediat angleze, si zakonisht tepër të ndjeshme kur mungon Fair Play.

“Turpërimi i City nga penalltia e Sterling”, citon në faqen e parë The Sun, edhe pse ka patur edhe një episode tjetër ku ndaj sulmuesit është shkaktuar 11 metërsh, por Sterling nuk ka protestuar, duke kujtuar simulimin e mëparshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *