• |
ide | kryesore

Gjesti i Mourinho? përgjigjia e Ancelotti është e paparë

Sport



Carlo Ancelotti ngacmon Juventus, duke u rreshtuar nga krahu i Jose Mourinho. Me ironi e inteligjencë tekniku i Napolit ka ekzaltuar konferencën e shtypit përpara sfidës me Genoa: ku nuk mund të mungonte pyetja për gjestin e portugezit në Stadium në përfundim të ndeshjes së Champions mes bardhezinjve e Manchester United.

Përgjigjia e teknikut të Napoli është fantastike: Ancelotti vendosi dorën pranë veshit (duke përsëritur gjestin e portugezit) e thotë: “Nuk e kuptova mirë pyetjen…”.

Pastaj me seriozitet tregon këndvështrimin e tij: “E kuptoj Mourinho: 90′ fyerje nuk janë të lehta për ti duruar. E pastaj bëri gjestin ironik, nuk ishte dicka e rëndë “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *