• |
ide | kryesore

Dajana Shabani: Dita e celebrimit më e tmerrshmja që kam kaluar

Paparazzi, Slider



Moderatorja shqiptare Dajana Shabani ishte e ftuar mbrëmjen e dheshme në “Xing me Ermalin” ku zbuloi edhe disa detaje nga jeta e saj private. Ndër të tjera ajo permendi edhe ditën kur u celebrua me bashkëshortin, duke e përshkruar si një ditë të tmerrshme ku mendoi të tërhiqej në momentin e fundit.

“Dita e celebrimit ka qënë dita më e tmerrshme e jetës time. Isha 7 muajshe shtatzënë dhe do të bënim celebrimin në komunë. Nuk jam mirë i thashë, isha rënduar shumë edhe nga shtatzënia. ‘Ore je i sigurt që do të martohesh me mua’ – i thashë.
‘Jam shumë i sigurtë’ – më tha. Hipëm në makinë, unë kisha marrë shoqen time deshmitare, ai mikun e tij. Gjatë rrugës shoqja më bënte me shenja se unë vetëm e pyesja nëse ai ishte i sigurtë. Sa do të firmosnim: ‘Nuk e besoj dot’- thashë dhe ika me vrap.

‘Më falni se e ka nga hormonet e shtatzënisë’ – tha ai. Vrapova aq sa munda, ai doli jashtë, më tha të qetësohesha. E pyeta nëse do më linte të dilja me shoqe,të bëja udhëtime, po më vjedh lirinë, i thashë. U martova pastaj, e hëngra. Tani më vjen të qaj. Më tha se do më linte se ndryshe nuk martohesha” – tregoi ajo duke qeshur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *