• |
ide | kryesore

Mosdekretimi i Sandër Lleshajt, Rama çon Metën në Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Krahas informacionit që Kryeministri Edi Rama do t’i japë Presidentit Ilir Meta të hënën për Sandër Lleshajn, socialistët kanë vendosur që në të njëjtën ditë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar që të interpretojë nëse Kreu i Shtetit ka të drejtë të mos dekretoje një ministër.

Kërkesa për intepretimin e Kushtetutës u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga vetë Edi Rama, i cili vlerësoi se është e nevojshme që të shmangen precedentët me presidentët e tjerë, pasi, siç tha ai, me Ilir Metën është i bindur se do të kuptohen.

Me dy anëtar, praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë loje, por kryeministri ka bërë të qartë se nuk e ka me ngut dhe se përgjigjen e pret kur gjykata të jetë funksionale, me qëllim që rasti Lleshaj të mos përsëritet në të ardhmen.

Por, në debatin e hapur nëse një President ka të drejtë të refuzojë propozimin e Kryeministrit për një anëtar kabineti, qëndrimet janë të ndryshme. Alfred Moisu, i cili si President ka pasur jo pak herë rezerva për propozimet që i vinin nga kryeministrat e kohës, Nano dhe Berisha, këshillon që Rama dhe Meta të ulen e të bisedojnë për të shmangur krizat.

Një ditë më parë, Presidenti lajmëroi se po e merr në konsideratë kandidaturën e Sandër Lleshit, që fillimisht nuk e bindi. Në lojë Ilir Meta futi edhe kryetarin e Kuvendit, i cili duket se është në rolin e ndërmjetësit, ndërsa kryeministri përshëndeti kthesën e Presidentit. /tch



2 Comments

  1. E con Meten ne gjykaten kushtetuese,,,,po ne cilen gjykate, sepse me sa dime ajo eshte jasht funksionit, si gjithe organet e drejtesise,, vetem po e coi tek Vucici, se ai mbase me gjykaten e tije e aprovon. Kjo eshte djallezia e te djallezuarit tone psikopat KM, qe me kete tregon se nuk eshte ne binare fare, andaj mbajeni o rilindas kerma te se shkuares, se po ju ngul edhe ju dhembet cakalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *